01
ﷲ
Allah
Zot
Kategoria
- Madhështia
Pse zemra qetësohet vetëm me përmendjen e Tij?
Emri Allah përfshin të gjithë emrat e tjerë. Zemra nuk gjen qetësi veçse me përkujtimin e Tij.
Njëri ndër emrat më të bukur të Allahut, madje më i bukuri, më i njohuri, më kryesori, më i madhi është emri Allah.
Ky emër është përmendur 2697 herë në Kur' an.
Kuptimi gjuhësor i emrit Allah
Kuptimi i emrit Allah rrjedh prej fjalës 'el-ilah', që do të thotë i adhuruar, që është Allahu xh.sh.. Çdokush që adhurohet përveç Allahut quhet ilah, zot, shumësi është alihetun. Idhujt apo statujat e adhuruara nga idhujtarët quhen alihetun, zota, sepse konsiderohen të tillë nga ithtarët e tyre, të cilët i adhurojnë ata, porse 'el-ilah' në trajtën e shquar është vetëm Allahu, ngase të qenët Zot prej Tij është e vërtetë, të tjerët janë të kote.
Kuptimi i emrit Allah sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Allahu është ai që meriton të konsiderohet Zot dhe të adhurohet. Çdo gjë tjetër, çdokush tjetër që adhurohet është i kotë, kurse Allahu është hak, adhurimi i Tij është hak. Ai është Allahu, i Cili duhet të adhurohet e madhërohet, Ai është Allahu, i Cili duhet të falënderohet, Ai është Allahu, për të Cilin njeriu ka nevoje çdo herë. Nuk qetësohet zemra vetëm se me përkujtimin e Tij, nuk pushon mendja përveçse me njohjen e Tij, nuk gjen mbështetje të vërtetë njeriu vetëm se te lartmadhëria e Tij, nuk i beson në rast rreziku e vështirësie askujt më shumë sesa Atij, nuk ngopet njeriu duke e përmendur Atë.
Allahu është Krijues i çdo gjëje, furnizues i çdo krijese, çfarë do Ai, bëhet e çfarë nuk do, nuk bëhet. Allahu është Ai që e ka përshkruar Veten e Tij me cilësi të përkryera dhe me emra të përsosur.
Ai është Allahu, të Cilit i përket tevhidi rububije, se Ai është Krijues, Furnizues, Dirigjues, Sundues i kësaj gjithësie, çdo gjë në këtë gjithësi është nën pushtetin e Tij absolut.
Ai është Allahu, të Cilit i përket tevhidi uluhije, që do të thotë se Ai është Zot që meriton të adhurohet, të madhërohet, të falënderohet, etj...
Ai është Allahu, të Cilit i përket tevhidi esma dhe sifat, që do të thotë se Ai ka emra të bukur dhe cilësi të përsosura.
Ai është i falënderuar në qiell e në tokë, në këtë botë dhe në botën tjetër.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e këtij emri janë të shumtë dhe të panumërt, por ne do të përmendim vetëm disa.
-Emri Allah, sipas shumicës dërrmuese të ulemave është emri më i madh i Allahut, siç edhe e cekëm më lart.
Ky është emër i përgjithshëm i Allahut xh.sh., është përfshirës i të gjithë emrave të tjerë të Allahut, këtij emri i atribuohen të gjithë emrat e tjerë, siç ka thënë Allahu:
Gjithashtu ka thënë:
Gjithashtu ka thënë:
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
هُوَ ٱللَّهُ ٱلْخَٰلِقُ ٱلْبَارِئُ ٱلْمُصَوِّرُ لَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ
Kuptohet se tërë emrat e tjerë të Allahut i janë atribuuar këtij emri.
- Ky emër përfshin të gjithë emrat e tjerë të Allahut, në kuptim të përgjithshëm, ndërsa emrat e tjerë janë sqarim dhe detajim i cilësive të Allahut xh.sh., ndaj të ky emër kthehen të gjithë emrat e tjerë.
- Me këtë emër janë ndërlidhur shumica dërrmuese e dhikrit, e duave dhe lutjeve që ia bëjmë Allahut xh.sh., si tehlili (la ilahe il-lAllah), pastaj tekbiri (Allahu ekber), pastaj tahmidi (elhamdulilah), pastaj dhikri (la havle ve la kuv-vete il-la bil-lah); pastaj dhikri (hasbijAllahu ve ni'ame el-vekil), pastaj dhikri (in-na lilahi ve in-na ilejhi raxhiun), pastaj Bismilahi Rrahmani Rrahim dhe lloje të tjera të dhikrit, ku gjithnjë është emri Allah pjesë e pandashme e tyre. Pastaj kur merr tekbir, njeriu thotë: Allahu ekber dhe kështu me radhë pjesa absolute e dhikrit është me emrin Allah.
- Ky është emri më i përmendur në Kur'an, është përmendur 2697 herë, siç e cekëm më lart.
- Me këtë emër të Allahut kanë filluar 33 sure te Kur' anit.
- Çdo emër tjetër mund të përkthehet në gjuhë të tjera, përveç emrit Allah.
- Me këtë emër është veçuar i madhi Allah, askush nuk është quajtur apo emëruar me këtë emër, madje as kriminelet që e kanë konsideruar veten zot, nuk janë quajtur me këtë emër.
- Nuk pranohet namazi pa thënë Allahu Ekber.
- Nuk pranohet Islami i askujt pa e dëshmuar këtë emër, pa thënë shehadetin: ‘Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muhameden abduhu ve resuluhu’.