12
الْمَلِكُ
El-Melik
Sunduesi
Kategoritë
- Fuqia
- Madhështia
Kush sundon gjithçka që ekziston?
El-Melik është Sunduesi i vërtetë — çdo pushtet i takon vetëm Atij.
Ndër emrat e bukur të Allahut të Madhëruar, me të cilët Allahu e ka përshkruar Vetën e Tij janë edhe emrat El-Melik, El-Meliik dhe El-Malik që tregojnë për pushtetin absolut që ka Allahu xh.sh dhe se Ai është Sundues e Mbret i vërtetë i kësaj gjithësie.
Kuptimi gjuhësor i këtyre tre emrave
Këta emra, vijnë nga folja meleke jemliku, mulken dhe meken. Për nga ana gjuhësore kanë një rrënjë: zotërues, sundues, posedues i pasurisë, i një pushteti, mbreti, sulltani, ai që ka pushtetin kryesor të një vendi.
*El Melik - Sunduesi
Emri El-Melik ka ardhur në Kur’an pesë herë, për shembull:
-Në suren Ta-ha:
-Në suren El-Hashr:
-Në suren El-Xhumuah:
-Në suren En-Nas:
*El-Meliik - Pronari i pushtetit të plotfuqishëm
Ky emër i bukur i Allahut, El-Meliik, (me -i të gjatë), ka ardhur vetëm një herë në Kur’an, në suren El-Kamer:
فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍۭ
*El-Malik - Sundues
Ky emër i bukur i Allahut ka ardhur dy herë në Kur’an: -Në suren El-Fatiha:
-Në suren Ali Imran:
Dallimi mes këtyre emrave
El-Malik do të thotë sundues, pushtetar, sulltan. El-Melik do të thotë sundues, urdhrat dhe vendimet e të cilit patjetër duhen çuar në vend. El-Melik është emër më i përgjithshëm, më i gjerë, ndërsa El-Malik është më i ngushtë. Çdo melik është edhe malik, por jo e kundërta. Dikush mund të jetë Malik, por mos të jetë mbret fare, ndërsa kur është Melik, atëherë duhët të jetë edhe Malik.
Jo çdo sunduesi apo mbreti (Malik) urdhri domosdoshmërisht i duhet ekzekutuar, jo domosdoshmërisht pushteti i tij është gjithëpërfshirës, por është pushtet i mangët dhe urdhrat e tij nuk do të thotë që patjetër duhët të zbatohën.
Ndërsa kur themi El-Melik, atëherë kemi për qëllim sunduesin, mbretin, pushtetarin e vërtetë, urdhrat e të cilit nuk kanë mundësi në asnjë mënyrë të refuzohen apo të kundërshtohen. Pushteti i tij është gjithëpërfshirës, përfshin çdo gjë, çdo fushë e segment të jetës.
Frytet e besimit në këta tre emra (El-Meliku, El-Meliik El-Malik)
Këta tre emra të bukur të Allahut xh.sh. tregojnë për pushtetin e Tij absolut, tregojnë se Allahu është pronar i një pushteti gjithëpërfshirës, mbret i kësaj gjithësie, sundues absolut, dirigjues i vetëm e pa rivalë.
Pushteti absolut i Allahut, Pushtetarit, Sundimtarit, Mbretit absolut, përfshin disa gjëra:
E para: Vërtetimi i cilësive ose sifateve të atij mbreti apo pushtetari, që janë cilësitë e Tij të mëdha, si: fuqi absolute, dije e përkryer, urtësi e përkryer, gjithëpërfshirje e krijesave të Tij, dijenia dhe pasja nën kontroll të plotë e krijesave të Tij, pastaj vullneti dhe dëshira e Tij për të pasur dirigjim të plotë mbi ato krijesa.
E dyta: Të gjitha krijesat janë pronë e Tij, robër të Tij, e Ai është Zotëria i tyre, ndaj të gjitha kanë nevojë për Të, janë të varfër e të nevojshëm për Të për çdo gjë të jetës së tyre, për çdo lëvizje a veprim.
E treta: Atij sunduesi e mbreti i përket dirigjimi e sundimi, ashtu që Ai vepron çfarë të dojë, i tërë pushteti është i Tij, askush nuk mund ta kundërshtojë Atë, por edhe sikur të donte dikush, nuk mund ta kundërshtojë dhe caktimit të Tij nuk mund t'i shmanget.
E katërta: Pushteti i Tij, mbretëria e Tij është absolute, ndërsa pushteti i mbretërve të tjerë është i përkufizuar, është shumë i mangët. Ai pushtet u ka ardhur atyre pasi nuk e kanë pasur dhe do ta lënë pas një kohe sepse do vdesin, ndërsa pushteti i Allahut ka qenë, është dhe do mbetet.
E pesta: Në këtë dunja Allahu, Malik el-muluk, Mbret i mbretërve, u jep mbretëri e pushtet kujt të dojë, sa të dojë, edhe pse ai pushtet i tyre është i mangët, ndërsa në botën tjeter nuk ka askush pushtet pos Lartmadhërisë së Tij, prandaj Allahu ne Ditën e Kiametit thërret, siç ka ardhur në suren Gafir:
E gjashta: Pjesë e pushtetit të vërtetë është që hambarët e Tij të mos shteren e te harxhohen asnjëherë, Ai jep shumë dhe po t'u jepte të giitha krijesave të Tij aq sa kërkojnë, madje edhe më shumë se aq, Atij nuk i pakësohet fare pasuria e Tij sepse të Tij janë gjithçka në qiej e në tokë.
E shtata: Pjesë e pushtetit të vërtetë është të mos ngutet t'i dënojë ato krijesa kur gabojnë, por t'i falë e t'i tolerojë, pendimin apo kërkimin e faljes t'ua pranojë.
E teta: Pjesë e pushtetit të Tij të vërtetë është që zullumqarët, kriminelët e tiranët t'i dënojë e t'i shkatërrojë herët apo vonë.