Emrat e Allahut

09

الآخِرُ

El-Ahiru

i Fundit

Kategoria

  • Madhështia

Kur gjithçka mbaron, te Kush kthehet njeriu?

El-Ahir është i Fundit, pa mbarim. Shkaqet zhduken, por Ai mbetet — dhe tek Ai përfundon çdo gjë.

Ndër emrat e bukur të Allahut të Madhëruar, me të cilët Allahu e ka përshkruar Vetën e Tij është edhe emri El-Ahiru duke e cekur vetëm një herë në Kur' an në një ajet, në suren Hadid, ku i madhi Allah xh.sh. thotë:

هُوَ ٱلْأَوَّلُ وَٱلْـَٔاخِرُ وَٱلظَّٰهِرُ وَٱلْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ“Ai është i Pari që s'ka fillim dhe i Fundit që s'ka mbarim, është i Larti dhe i Afërti dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë.“ (Hadid: 3)

Në hadithin e Ebu Hurejres r.a. ka ardhur se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka urdhëruar që kur të shtrihen për të fjetur, të shtrihen në krah të djathtë dhe të thonë:

“O Zot, Zoti i qiejve, Zot i tokës, Zot i Fronit (Arshit) të madh, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, zbërthyes i farës dhe bërthamës (i bën ato të mugullojnë), ke zbritur Tevratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur'anin), kërkoj prej Teje të më ruash nga sherri i çdokujt, që Ti e ke në dorë (nga sherri i çdo krijese). O Zot, Ti je i Pari nuk ka asgjë para Teje, Ti je i Fundit, që s'ka pas Teje asgjë, (mbetesh gjallë pas shkatërrimit të krijesave), Ti je i Larti, nuk ka asgjë sipër Teje, Ti je më i Afërti, nuk ka asgjë më afër sesa Ti, na e laj borxhin dhe na pasuro nga varfëria!“

Është ai që mbetet pas shkatërrimit të të gjitha krijesave, nuk është kuptimi “i Fundit“, ai që shkatërrohet apo përfundon i fundit, por që nuk shkatërrohet nuk harxhohet e nuk vdes. Ashtu sikurse kuptimi i El-Evel - i Pari është i pafillim, ashtu edhe El-Ahir - i Fundit është i pambarim. Allahu i Madhëruar është i pafillim dhe i pambarim, pra është El-Evel dhe El-Ahir.

Sa i përket emrit El-Ahir - i Fundit, bindja se kemi Zotin, i cili është El-Ahir – i Fundit, e bën njeriun të mos u mbështetet shkaqeve sepse ato përfundojnë ashtu si përfundon çdo gjë, por t’i mbështetet Atij që është i pambarim, i përhershëm, i gjallë, i pavdekshëm.

Sa i perket emrit El-Evelu - i Pari, njeriu duhet të kthehet te zanafilla e tij, nga erdhi, kush e solli, kush e krijoi, kush ia krijoi dhe ia parapërgatiti gjithë këto të mira para se të vinte ai në këtë dunja? (Çfarë mundi dha njeriu për t'i krijuar këto begati e dhunti me të cilat kënaqet dhe jeton? Kush ia krijoi tokën dhe qiellin, hënën dhe diellin, ditën dhe natën, shtazët dhe shpezët, drithërat, pemët e perimet, ujin e bukën dhe gjithçka që shfrytëzon ai për interesin dhe dobine e tij? Kush është Ai që ia lehtëson shkaqet për të punuar e për të jetuar?

Kur njeriu e kujton këtë emër të Allahut, El-Evel - i Pari, e kupton se ke ka Zot dhe sa i dobët është ai si njeri, sa i varfer është, sa nevojë ka për Të, për adhurimin e Tij, për t'u afruar tek Ai sepse çdo gjë e ka prej Tij dhe nga Ai, subhanehu ve teala.
Është ai që mbetet pas shkatërrimit të të gjitha krijesave, nuk është kuptimi “i Fundit”, ai që shkatërrohet apo përfundon i fundit, por që nuk shkatërrohet nuk harxhohet e nuk vdes. Ashtu sikurse kuptimi i El-Evel - i Pari është i pafillim, ashtu edhe El-Ahir - i Fundit është i pambarim. Allahu i Madhëruar është i pafillim dhe i pambarim, pra është El-Evel dhe El-Ahir.

Nëse Allahu është i Pari - El-Evelu, nga i Cili është çdo gjë, domethënë nga vullneti i Tij, nga mëshira e Tij, nga butësia e Tij, nga urtësia e Tij dhe kështu me radhë e pastaj nëse çdo gjë shkatërrohet e përfundon, çdo gjë që ke të lë apo e lë ti atë, e dimë se mbetet Allahu, i Cili është i pambarim, El-Ahiru, çdo gjë kthehet tek Ai, madje edhe vetë njeriu do dalë para tij bashkë me atë që ka vepruar. Nëse i Pari është një, por edhe i Fundit është një, atëherë kë të adhurojë njeriu pos Tij, kujt t’ia ketë frikën pos Tij, për kë të jetojë, te kush të shpresojë pos tek Ai, kujt t’i përulet dhe nga kush të kërkojë ndihmë dhe shpërblim për punën e bërë pos prej Tij?!
O ti njeri, mos adhuro kënd pos Atij, Një i pa fillim dhe i pambarim, tërë adhurimin tënd kushtoja vetëm Atij, të Vetmit, të Parit dhe të Fundit, Allahut, subhanehu ve teala.