Emrat e Allahut

25

ٱلْمُتَعَالِي

El-Muteali

i Lartësuari

Kategoria

  • Madhështia

I Lartësuari mbi çdo të metë

El-Muteali është i Lartësuar nga çdo gjë që i vishet padrejtësisht — i përsosur në çdo cilësi.

Ndër emrat e bukur të Allahut të Madhëruar është edhe emri El-Muteali - I Lartësuari.

El-Muteali është përmendur vetëm një herë në ajetin:

عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلْكَبِيرُ ٱلْمُتَعَالِ“Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i Madhi dhe i Lartësuari”. (Rread: 9)

El-Muteali është Ai që është i lartësuar nga çdo gjë që ia kanë veshur të devijuarit nga idhujt, rivalët, ashtu që lartmadhëria e Tij është e lartësuar nga ato shpifje. Kur Atij i vishet diçka që nuk i përket, thuhet teala Allahu. Thuhet edhe subhanehu el-alijj el-e’ala el-mutali.

Kuptimi gjuhësor i këtyre tre emrave El-Alijj, El-E-ala, El-Muteali

Rrënja e këtyre tre emrave kthehet te folja ala je' alu uluo-ven, që do të thotë me u ngrit. Mund të përdoret në kuptimin real, ku themi është ngritur mbi kodër, mbi ndërtesë, por mund të përdoret për ngritje edhe nga aspekti kuptimor, si ngritje në pozitë, ngritje në autoritet. Ai që ngrihet quhet alij, ashtu sikurse quhet edhe el-muteali. Ndërsa el-e'ala është më i larti, më i ngrituri, qoftë nga aspekti real qoftë nga aspekti kuptimor. El-e'ala është e kundërta e fjalës el-esfel, poshtë.

Prej fryteve të besimit në këta tre emra El-Alijj, El-E-ala, El-Muteali.

Sigurisht që frytet e besimit në këta tre emra të bukur të Allahut janë të shumtë, ndër ta veçojmë:

- Bindja se Allahu xh.sh. është i lartësuar mbi krijesat e Tij me kuptim të përgjithshëm të lartësimit, me lartmadhërine e Tij, me cilësite e Tij, me pushtetin e Tij, me urtësine e Tij, me dijen e Tij, me bukurine e Tij, me fuqinë e Tij, et...

- Bindja se Allahu është mbi Arsh me lartmadhërinë e Tij, është i ngritur dhe i lartësuar mbi çdo krijesë dhe se çdo krijesë është nën Të.

- Argumentet për të qenurit e Tij mbi krijesat e Tij janë të shumta, si ajeti kur'anor:

ٱلرَّحْمَٰنُ عَلَى ٱلْعَرْشِ ٱسْتَوَىٰ”Rrahmani (Gjithëmëshiruesi) u lartësua, u ngrit mbi Arshin”. (Taha: 5).

Imam Maliku kur është pyetur për këtë ajet ka thënë: ”Ngritja, lartësimi - el-istiva është e njohur (si koncept), ndërsa forma se si është e panjohur për ne dhe pyetja rreth saj është bidat, risi, ndërsa besimi në të është vaxhib”

Autori në Avnu el-Me'abud ka thënë: ”Allahu është mbi Arsh, ky është mendimi (medhhebi) i selefëve të parë nga sahabët, tabiinët dhe dijetarët e tjerë që kanë ardhur pas tyre, radijAllahu anhum. Të giithë kanë thënë se Allahu është ngritur (isteva) mbi Arshin e Tij pa e ditur ne si është ngritur, pa e përngjarë me diçka tjetër dhe pa e komentuar atë ngritje (pa e bërë te'vil), por duke thënë se ngritja (el-istiva) është e njohur (si koncept), por mënyra se si është e panjohur”

Ka shumë argumente që vërtetojnë se Allahu është mbi Arsh, disa prej të cilave i kemi shtjelluar në komentin tonë të akides së Tahaviut.

- Ndjenja e modestisë para të madhit Allah xh.sh., madhërimi e lartësimi i Tij, ashtu siç na ka urdhëruar Ai dhe siç e meriton madhëria e Tij.

- Lartësimi dhe zhveshja e madhërisë së Tij nga çdo e metë që ia mveshin devijuesit e besimit, nga çdo gjë që nuk e meriton ta ketë madhëria e Tij, ndër to edhe te qenurit e Tij në çdo vend.