32
اللَّطِيفُ
El-Letif
I Buti
Kategoritë
- Mëshira
- Dituria
A e ke vënë re mirësinë që erdhi nga një rrugë e papritur?
El-Letif është Ai që të sjell mirësi nga rrugë që as nuk i mendon — i Buti që kujdeset për ty me dashuri e urtësi.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Letif - I Buti, Bamirës ndaj robërve të Tij, që di çdo imtësi për krijesat e Tij. Ky emër është cekur shtatë herë në Kur’an, si fjala vjen në suren En’am:
Pastaj në suren Jusuf:
Pastaj në suren El-Mulk:
Dhe në sure të tjera.
Kuptimi i emrit el-letif sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:
Hatabi ka thënë: “El-Letif është Bamirësi ndaj robërve të Tij, Ai që u sjell të mira robërve të Tij nga nuk e dinë, ua çon shkaqet nëpërmjet të cilave arrijnë tek interesat dhe të mirat e tyre nga nuk e mendojnë fare.
Bejhakiu ka thënë: “El-Letif është Bamirës ndaj robërve të Tij, që është cilësi e veprimit (sifat fi’ëlihi’), e mund të jetë me kuptimin i gjithinformuar për detajet e gjërave, ndaj është edhe nga cilësitë që i përkasin lartmadhërisë së Tij (sifat dhatihi) ”.
Ibnu El-Ethir ka thënë: “El-Letif është Ai tek i cili janë bashkuar butësia në veprim, dija për çështjet më të detajuara e pastaj dërgimi i tyre atyre që u janë caktuar ato nga krijesat e Tij”.
Shevkaniu ka thënë: “Allahu është El-Letif, nuk i fshihet Atij asgjë, por dija e Tij arrin në çdo sekret”.
Seadi thotë: “Lufti është nga cilësitë e Allahut, që është në dy pjesë:
E para: Të informuarit e Tij për çdo gjë, njohuritë e Tij për sekretet dhe detajet më të imta që fshihen në gjokse (të njerëzve), çdo gjë që ka të bëjë me njohuritë e Tij për çdo fshehtësi, e kjo kthehet te dija e Tij gjithëpërfshirëse për çdo gjë.
E dyta: Butësia e Tij ndaj robit të Tij, ndaj mikut të Tij, të cilit do t’ia plotësojë ndonjë mirësi dhe ta përfshijë me respektin e Tij e ta ngrejë në shkallë të lartë, ashtu që ia lehtëson rrugët për punë të mira dhe e largon nga punët e këqija”.
Kur Allahu ia lehtëson njeriut rrugën e hairit dhe e ndihmon në atë rrugë, veç është sjellë butë ndaj tij. Nëse i cakton shkaqe të jashtme, pos atyre të brendshme, të cilat janë në kompetencën e njeriut, në të cilat ka dobi për të, atëherë Allahu vërtet është sjellë ndaj tij me butësi, me ‘lutf’. Nga kjo burojnë të gjitha ato që i ndodhën Jusufit, alejhi selam, kalimi i tij nëpër të gjitha ato faza, duke filluar nga ëndrra që pa, pastaj zilia e vëllezërve ndaj tij, pastaj plani i tyre që ta heqin qafe atë, në mënyrë që të fitojnë respektin e babait të tyre, më pas sprovat që i ndodhën kur shkoi në Egjipt, në veçanti me ato gra, që i kushtoi edhe me burg, pastaj dalja nga burgu për shkak të ëndrrës së mbretit deri te posti i lartë në Egjipt dhe bashkimi i tij me prindërit dhe vëllezërit. Të gjitha këto dhe të tjera kanë qenë butësi e Allahut për të dhe për familjen e tij. Jusufi, alejhi selam, i pranon të gjitha këto begati dhe mirësi nga butësia e Allahut dhe thotë në fund:
Butësia e Allahut është e veçantë për ata robër që Allahu dëshiron t’i përfshijë, nga të cilët Allahu e di se ata e meritojnë butësinë dhe mëshirën e veçantë. Allahu e di më së miri se ku e vendos mëshirën dhe mirësinë e Tij...
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që njeriu e di se kë ka Zot dhe se çfarë butësie e mëshire ka Allahu ndaj tij, i shtohet dashuria ndaj Tij, qetësohet dhe pret zemërhapur çdo caktim të Allahut, ngase e di se gjithçka që ndodh është hair dhe se ajo që zgjedh Allahu për të është më e mirë sesa ajo që deshi ai për veten e tij, por nuk e arriti.
Ai i mbështetet Zotit dhe vërtet pajtohet plotësisht me caktimin e Tij.
Sigurisht që kur e di se asgjë nuk i fshihet Zotit, atëherë ai vepron më mirë, ruhet më shumë, pajiset me vlera të etikës e të moralit të lartë.