46
الشَّهِيدُ
Esh-Shehid
Dëshmuesi
Kategoria
- Dituria
Ai që dëshmon çdo vepër tënde
Esh-Shehid e di çdo fjalë dhe çdo qëllim — prandaj puno me sinqeritet, sepse Ai është gjithmonë Dëshmitar.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Esh-Shehid - Dëshmuesi, të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave pa qenë dëshmues dhe dëshmitar.
Emri El-Shehid është cekur në Kur’an 18 herë, si për shembull në ajetet:
Dhe në ajete të tjera.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e këtij emri të bukur të Allahut xh.sh. janë të shumta, si për shembull:
-Besimi dhe bindja e thellë se Allahu xh.sh. është i Gjithëdijshëm për çdo gjë, asgjë nuk i fshihet Atij, sado e vogël qoftë ajo fjalë apo vepër. Ai është Dëshmitar i çdo fjale a vepre të robërve të Tij, i sheh, i dëgjon dhe kupton çfarë flasin e veprojnë ata, sepse Ai është me ta, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ
Është detyrë e çdo njeriu që kur dëshiron të bëjë diçka, të ndalet pakëz para se ta bëjë atë, le ta dijë se Allahu është Dëshmitar i tij, ndaj le ta llogaritë veten: nëse ajo vepër është për Allah, atëherë le ta bëjë atë, përndryshe le të tërhiqet e mos ta fillojë atë. Njeriut edhe kur është prezent me trup, prapë diçka mund t’i fshihet, por Allahut jo.
-Besimi në kuptimin e këtij emri të bukur e bën njeriun që të jetë i kujdesshëm në çdo çast për çdo fjalë dhe çdo vepër që vepron. Ai bën vepra të mira dhe u shmanget të këqijave apo të ligave, gjithherë është i kujdesshëm se çfarë vepron, kur është vetëm apo me të tjerë, sepse ka bindjen se ai në fakt vetëm nuk është asnjëherë, por me të është Esh-Shehidi, Dëshmuesi, Dëshmitari.
-Besimi se Allahu dëshmon për robërit e Tij në Ditën e Kiametit për atë që kanë vepruar e punuar ata, ashtu si dëshmon për padrejtësitë që janë bërë në këtë dunja mes njerëzve, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
-Allahu është Dëshmitar në Ditën e Kiametit dhe dëshmon për të Dërguarit e Tij, për besimtarët që e kanë besuar Atë dhe të Dërguarit e Tij, ashtu sikurse është Dëshmitar për dushmanët e Tij dhe të Pejgamberëve të Tij, pasi atje Allahu u jep hakun të gjithëve.