Emrat e Allahut

15

الْمُؤْمِنُ

El-Mu'min

Vërtetuesi, Dhënsi i siguris

Kategoria

  • Mbrojtja

Kush ta jep sigurinë kur të gjithë të lënë?

El-Mu'min është Dhënësi i sigurisë. Ai i vërteton premtimet e Tij dhe i jep besimtarit qetësi në zemër.

Prej emrave të bukur të Allahut me të cilët e ka emërtuar Veten e Tij në Kur'an është edhe emri El-Mu'min, Vërtetuesi, Dhënës i sigurisë, Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit, do u japë siguri.

Ky emër ka ardhur vetëm një herë në Kur’an, në suren El-Hashr:

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Pastri (nga çdo e metë), Paqedhënësi, Vërtetuesi (Dhënësi i sigurisë)...” (Hashr: 23)

Kuptimi gjuhësor i emrit el-mu’min

Emri el-mu’min nga ana gjuhësore ka dy kuptime.

I pari: Vërtetuesi i diçkaje, besim i diçkaje (tasdik). Në suren Jusuf ka ardhur ajeti:

قَالُوا يَٰٓأَبَانَآ إِنَّا ذَهَبْنَا نَسْتَبِقُ وَتَرَكْنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَٰعِنَا فَأَكَلَهُ ٱلذِّئْبُ وَمَآ أَنتَ بِمُؤْمِنٍ لَّنَا وَلَوْ كُنَّا صَٰدِقِينَ“...ti nuk na besosh neve, edhe po të jemi të sinqertë (ta themi të vërtetën)”. (Jusuf: 17), ku djemtë e Jakubit, alejhi selam, pasi hodhën vëllain e tyre Jusufin, alejhi selam, në pus për ta hequr qafe, shkuan te babai i tyre dhe i thanë duke u munduar të justifikohen se kinse vëllain e tyre e ka ngrënë ujku: -Ti o baba nuk na beson (mu’min) ne edhe kur të themi të vërtetën, edhe kur jemi të sinqertë me ty, sepse ti e do më shumë Jusufin sesa ne të tjerët, ndaj çfarëdo që të themi ne, nuk na beson.

Fjala mu’min ka ardhur me kuptimin vërtetësi.

Nga ky kuptim i fjalës mu’min është edhe kuptimi gjuhësor i fjalës iman-besim: të besosh e të vërtetosh besimin në Zotin një, xh.sh..

I dyti: Dhënës i sigurisë, siguron të tjerët, i jep dikujt siguri apo të jesh i sigurt nga ai, të kesh besë. Nga kjo rrjedh edhe emri el-eman, që është siguri, ndërsa besimtari quhet mu’min .

Kuptimi i emrit el-mu’min sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Kuptimi i këtij emri në hak të Allahut xh.sh. është:

Së pari nga kuptimi i parë, që është vërtetimi i diçkaje.

1. Allahu vërteton se Ai është një, ia vërteton Vetes së Tij të qenët një, cilësitë e Tij të përkryera dhe emrat e Tij të përsosur. Ai është Allahu një, nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet e të madhërohet me të drejtë pos Allahut, siç ka ardhur në suren Ali Imran:

شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَأُولُوا ٱلْعِلْمِ قَآئِمًۢا بِٱلْقِسْطِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, dhe se Ai është Zbatues i drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Ali Imran: 18)

Në këtë ajet Ai vërtetoi dhe dëshmoi për Veten e Tij se është një. Kjo është dëshmia më e madhe që mund të thotë apo të dëshmojë dikush, siç ka thënë Allahu për Veten e Tij:

قُلْ أَىُّ شَىْءٍ أَكْبَرُ شَهَٰدَةً قُلِ ٱللَّهُ شَهِيدٌۢ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِىَ إِلَىَّ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخْرَىٰ قُل لَّآ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ وَإِنَّنِى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ“Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je Profet)?” Thuaj: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush...” (Enam: 19)

Dëshmia e Allahut për diçka, në këtë rast për vërtetësinë e Pejgamberit Muhamed, se është Pejgamber, alejhi selam, është shumë me e madhe sesa dëshmia e çdokujt tjetër, qofshin edhe melaiket, Pejgamberët apo të gjithë muslimanët dhe mbarë njerëzimi.

2. Vërtetimi i Pejgamberëve të Tij dhe i pasuesve të tyre se janë në hak.

Pjesë e këtij vërtetimi është edhe ajo që u dërgoi Pejgamberëve nga mrekullitë e ndryshme me të cilat ua vërtetoi pejgamberllëkun e tyre, si deveja që i dha Salihut, shkopi që i dha Musait, shërimi i të sëmurëve dhe ringjallja që ia mundësoi Isait, alejhimu selam, dhe mrekulli të tjera te Pejgamberët e tjerë deri te shpallja e Kur’anit Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve sel-lem.

Ose ajo që u shfaq robërve të Tij besimtarë, me të cilën ua vërteton se janë në hak, dhe mposhtja e armiqve të tyre.

3. Vërtetimi që u bën në vazhdim jobesimtarëve se Allahu është një. Kjo do të thotë se Allahu u sjell argumente të ndryshme, nga qiejt dhe toka e deri te vetë ata se Allahu është një, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

سَنُرِيهِمْ ءَايَٰتِنَا فِى ٱلْـَٔافَاقِ وَفِىٓ أَنفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kur’ani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!“ (Fussilet: 53)

4. Vërtetimi i besimtarëve Ditën e Kiametit se ata kanë qenë në hak. Në anën tjetër, i përgënjeshtron jobesimtarët se ata nuk kanë qenë në hak dhe i bën që gjymtyrët e tyre të flasin e të dëshmojnë kundër tyre.

يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ“Atë ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë”. (Nur: 24)

Ashtu siç vërteton se Pejgamberët e Tij e kanë çuar në vend misionin e tyre.

Së dyti është nga kuptimi i dytë: Dhënës i sigurisë.

1. Allahu është Ai që i siguron krijesat e Tij se nuk u bën padrejtësi. Këtë kuptim e ka cekur Taberiu .

2. Siguron dhe qetëson robërit e Tij besimtarë në ketë dunja duke u dhënë qetësi, prehje, kënaqësi e rehati në shpirtrat e tyre duke e adhuruar dhe madhëruar Allahun xh.sh., duke jetuar me Të dhe për Të.

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ ٱللَّهِ أَلَا بِذِكْرِ ٱللَّهِ تَطْمَئِنُّ ٱلْقُلُوبُ“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Rread: 28)

Zemrat që jetojnë për Allahun dhe me emrin e Allahut janë të qeta dhe kjo qetësi sa herë që e përmendin Allahun, u shtohet edhe më shumë.

3. Siguron dhe qetëson robërit e Tij kur janë në hall, nëse ata i drejtohen me zemër të thyer, madje edhe nëse janë jomuslimanë, pasi Allahu është i mëshirshëm, Rrahman-Rrahim, u përgjigjet robërve të Tij kur e lusin Atë, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

أَمَّن يُجِيبُ ٱلْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَآءَ ٱلْأَرْضِ أَءِلَٰهٌ مَّعَ ٱللَّهِ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ“A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që ua largon të keqen...!” (Neml: 62)

4. Siguron dhe qetëson robërit e Tij në prag të vdekjes.

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسْتَقَٰمُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِٱلْجَنَّةِ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhenetit që ju është premtuar.” (Fus-silet: 30)

5. Siguron dhe qetëson robërit e Vet në Ditën e Kiametit nga frika e madhe që e kaplon atë ditë njerëzimin, siç ka thënë Allahu:

لَا يَحْزُنُهُمُ ٱلْفَزَعُ ٱلْأَكْبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوْمُكُمُ ٱلَّذِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ“Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): “Kjo është dita juaj e premtuar.” (El-Enbija: 103)

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Allahu xh.sh. i siguron robërit e Tij dhe ua vërteton se janë në hak, e kjo i bën që ta duan më shumë Allahun dhe fenë e tyre, librin e shenjtë dhe Pejgamberin e tyre. Kjo ua shton edhe më shumë imamin atyre dhe i bën më të fortë në din dhe më praktikues të fesë, i bën edhe më falënderues ndaj të madhit Zot xh.sh. për të mirat që u ka dhuruar dhe më durimtarë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.