49
ٱلْمُجِيبُ
El-Muxhib
Lutjepranuesi
Kategoria
- Mëshira
Asnjë lutje s’humbet te Ai
El-Muxhib i përgjigjet çdo lutjeje në kohën më të mirë — beso, sepse Ai të dëgjon edhe kur ti mendon se s’të sheh askush.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Muxhib - Lutjepranuesi. Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përulësi dhe devotshmëri.
Ky emër i bukur i Allahut është cekur vetëm një herë në Kur’an tek ajeti:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Në përgjithësi frytet që kemi cekur tek emri El-Karib, i Afërti, vlejnë edhe për këtë emër të bukur.
-Allahu i Madhëruar na ka cekur në Kur’an shumë shembuj ku Ai u përgjigjet lutjeve të Pejgamberëve të Tij dhe evliave të Tij, si përgjigja e lutjes së Nuhut, alejhi selam, për ta shkatërruar popullin e tij dhe për ta shpëtuar atë dhe besimtarët që ishin me të. Allahu xh.sh. ka thënë:
Pastaj lutja e Ejubit, Junusit dhe Pejgamberëve të tjerë, alejhimu selam, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ فَكَشَفْنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرٍّ وَءَاتَيْنَٰهُ أَهْلَهُۥ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةً مِّنْ عِندِنَا وَذِكْرَىٰ لِلْعَٰبِدِينَ
وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِدْرِيسَ وَذَا ٱلْكِفْلِ كُلٌّ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ
وَأَدْخَلْنَٰهُمْ فِى رَحْمَتِنَآ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَىٰ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبْحَٰنَكَ إِنِّى كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ وَنَجَّيْنَٰهُ مِنَ ٱلْغَمِّ وَكَذَٰلِكَ نُـۨجِى ٱلْمُؤْمِنِينَ
Mund të thotë dikush se po i lutem Allahut e nuk po më përgjigjet! Ibnu El-Xhevzij në lidhje me këtë shkurtimisht thotë: “Kam vërejtur se nga çudirat e sprovave është që besimtari të lutet e mos të ketë përgjigje, kështu që e përsërit lutjen, zgjatet koha dhe nuk i sheh frytet e përgjigjes së lutjes, ndaj ai duhet ta dijë se kjo sprovë ka nevojë për durim, ngase ajo cytje që i vjen njeriut rreth vonesës së përgjigjes është sëmundje të cilën ka nevojë ta mjekojë. Dobia e parë e vonesës së përgjigjes është të luftuarit apo të larguarit e cytjeve të shejtanit e sikur të ishte vetëm kjo arsye, do mjaftonte.
Shkaku i dytë ( i vonesës së përgjigjes) është vërtetuar me argumente të prera se Allahu ka urtësi të përkryer, saqë mund të ndodhë që ti ta shohësh se diçka është e mirë për ty, por e vërteta është se ajo nuk është ashtu, por nuk do të thotë patjetër që ta kuptosh urtësinë e vonesës apo mospërgjigjes nga ana e Allahut xh.sh..
Shkaku i tretë: Mund të ndodhë që në vonesë ka hair dhe në ngutje ka dëm.
Shkaku i katërt: Mund të ndodhë që shkaku i mospërgjigjes është ekzistimi i ndonjë pengese apo të mete te ti, ndoshta ke ngrënë diçka të dyshimtë ose gjatë lutjes zemra jote nuk ka qenë e përqendruar ose për shkak të ndonjë mëkati që ke bërë.
Shkaku i pestë: Duhet kërkuar shkaku apo qëllimi për të cilin po bën atë lutje, ngase ka mundësi që në plotësimin e saj mund të shtohen gjunahet dhe në vonesën e saj të shtohen sevapet, ndaj edhe vonohet përgjigjja apo nuk vjen fare.
Shkaku i gjashtë: Mund të jetë që Allahu dëshiron që njeriu të angazhohet me lutje, sepse po t’i përgjigjej menjëherë, ai nuk do vazhdonte lutjet më tej, ndërsa Allahu do që robi të trokasë në derën e Tij, t’i drejtohet Atij, ta madhërojë e falënderojë Atë, të angazhohet me lutje, me adhurim e madhërim sa më shumë. Kjo është prej mirësive brenda belave, ngase belaja e vërtetë është ajo që të largon nga Allahu, ndërsa ajo që të afron tek Ai është bukuri”.