43
العَفُوُّ
El-Afuvv
Mëkatfalësi
Kategoritë
- Falja
- Mëshira
Çfarë ndodh me mëkatin kur Allahu e shlyen?
El-Afuvv i fshin gabimet si të mos kishin ekzistuar kurrë — Ai e do kur fal dhe e shpërblen atë që fal të tjerët.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Afuvv - Ai që fshin gabimet dhe mëkatet, i shlyen ato, Ai që fal i robërit e Tij pas pendimit.
Emri El-Afuvv është cekur në Kur’an pesë herë, ku në katër raste është cekur së bashku me emrin El-Gafur, si në ajetet:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Bindja se sado që njeriu e tepron me mëkate, pastaj kthehet e pendohet, i fshihen atij gjurmët e mëkateve, të vogla qofshin apo të mëdha. Allahu i Madhëruar ka thënë:
E gjithë kjo është pjesë e kuptimit të emrit El-Afuvvu.
-Falja e madhe e Allahut dhe tejkalimi i mëkateve të shumta dhe të llojllojshme të robërve të Tij, të cilët vazhdojnë të sillen keq ndaj Tij, ndërsa Ai jo vetëm që i duron, por edhe ua ruan të mirat dhe ua shton ato. Në hadithin e Ebu Musa El-Esh’ariut r.a. ka ardhur se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk bën kush më shumë durim (sabër) ndaj shpifjeve (sharjeve) që dëgjon sesa Allahu xh.sh.. Atij i bëhet shirk, pastaj i atribuohet fëmijë, e Ai (Allahu nuk i dënon) ua ruan të mirat dhe i furnizon”, edhe pse ka mundësi t’i ndëshkojë e t’u hakmerret kur të dojë dhe si të dojë, por nuk e bën, i fal dhe i afatizon njerëzit, ua ruan të mirat që u ka dhënë, madje ua shton ato.
-El-afvu ose falja e Tij është dy llojesh.
Lloji i parë: Falja e përgjithshme ndaj të gjithë gjunahqarëve e kriminelëve jobesimtarë duke mos i ndëshkuar ata, edhe pse ata i plotësojnë të gjitha kushtet apo kriteret për ta merituar ndëshkimin, për t’ua ndalur rizkun, për t’iu çuar dënime të ndryshme sepse ata i bëjnë shirk Atij apo adhurojnë dikë tjetër karshi Tij, të tjerët ia mveshin atij se ka fëmijë, të tjerët e shajnë dhe e fyejnë e kështu me radhë, por i Gjithëmëshirshmi është Afuvv, është Falës, i fal, nuk i ndëshkon menjëherë, vazhdon t’u japë të mira, t’ua ruajë ato të mira që kanë si fryt i afvit, faljes së Tij, subhanehu ve teala.
Lloji i dytë: Falja e veçantë, që është për besimtarët që kërkojnë falje, të cilët Allahun e adhurojnë hak dhe faljen e mëshirën e Tij e kërkojnë, ata të cilët sa herë që bëjnë ndonjë mëkat, shpejtojnë në kërkim falje, në tevbe dhe istigfar. Allah xh.sh. i fal ata, çfarëdo mëkatesh të kenë bërë dhe sado të mëdha të jenë ato mëkate, siç ka thënë Allahu xh.sh. në suren Zumer, siç e cekëm më lart:
Për këtë ka shumë argumente nga Kur’ani dhe Suneti, si për shembull hadithi kudsij ku Allahu xh.sh. thotë: “O biri i Ademit, sa herë që më lutesh Mua dhe shpreson (në falje) tek Unë, të fal ty për të gjitha mëkatet që ke ti dhe nuk e kam dert. O biri i Ademit, sikurse gjunahet e tua të arrijnë kupën e qiellit (nga numri i madh i tyre), e pastaj kërkon falje (bie në istigfar), t’i fal ato dhe nuk e kam dert. O biri i Ademit, sikur ti të vish tek Unë (në ahiret) me plot tokën gjunahe, por nuk më bën shirk Mua, të vij Unë me po aq falje (t’i fal të gjitha)”.
-Allahu është Falës, e do faljen, do që robërit e Tij t’i veprojnë shkaqet e faljes dhe të fitimit të kënaqësisë së Allahut xh.sh., sikurse do që robërit e Tij të pajisen me këtë cilësi, me falje, t’i falin ata që u bëjnë zullum apo padrejtësi, e për këtë ka shpërblim të madh tek Allahu xh.sh..
Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë dhe Allahu robit me falje (kur i fal të tjerët) vetëm sa ia ngre krenarinë. Nuk ka kush që bëhet modest për Allah e që nuk e ngre Allahu”.
Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, kërkonte faljen e Allahut nga dënimi i Tij, siç ka ardhur në hadithin ku ceket lutja apo duaja që ai bënte në namaz nate: “O Zoti im, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga hidhërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, kërkoj mbrojtje prej Teje nga Ti, unë nuk arrij dot të të lavdëroj ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde”.
Allahu na faltë e na mëshiroftë sa të jemi në këtë dunja, na faltë e na mëshiroftë ditën që kemi për ta takuar, amin!