59
الْمَتِينُ
El-Metin
I Pathyeshmi
Kategoria
- Fuqia
Fuqia që nuk dobësohet kurrë
El-Metin është i Pathyeshmi — asgjë nuk mund ta lodhë apo ta ndalë forcën e Tij të përjetshme.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Metin - I Pathyeshmi, Fuqiploti, Ai që nuk mund të mposhtet, që është i Gjithëfuqishëm, që në veprimet e Tij nuk ndien lodhje.
Ky emër i Allahut është përmendur një herë në Kur’an, në ajetin:
Kuptimi i emrit el-metin sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu në komentin e ajetit:
Hatabi ka thënë: “El-Metin, i Forti, i Pathyeshmi, të cilit nuk i shkëputet forca e Tij dhe nuk ndien në veprimet e Tij lodhje e as nuk e kaplon ligështimi”.
El-Halimij ka thënë: “Dhul El-Kuvveti El-Metin, Ai që fuqia e Tij nuk pakësohet, nuk dobësohet e nuk lodhet”.
Gazaliu ka thënë: “El-Kavijj, El-Metin, forca e Tij tregon për fuqinë e plotë që ka. El-metin ka për qëllim forcën e madhe, shumë të fortë, domethënë që Allahu xh.sh. është skajshmërisht i fuqishëm, shumë i fortë, i pathyeshëm në fuqi”.
Kurtubiu ka thënë: “Thuhet se
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Ne nuk mund të bëjmë asnjë lëvizje të vogël apo të madhe, ashtu sikurse nuk mund të bëjmë ndonjë të mirë apo të shmangim ndonjë të keqe vetëm se me lejen dhe vullnetin e Allahut, pasi jeta e njeriut është në dorën e Allahut dhe brenda fuqisë së Tij, vullnetit të Tij, subhanehu ve teala
Ajo që u tha për emrin El-Kavijj, i Forti, mund të thuhet edhe për këtë emër, pa qenë nevoja ta përsërisim.