Emrat e Allahut

64

اَلْمُمِيتُ

El-Mumit

Jetëmarrësi

Kategoritë

  • Fuqia
  • Krijimi

Jeta dhe vdekja janë në dorën e Tij

El-Mumit është Jetëmarrësi. Jeta merret kur vjen koha e caktuar — shpirti ndahet nga trupi vetëm me urdhrin e Tij.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Mumit - Jetëmarrësi, Ai që i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.

كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِٱللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَٰتًا فَأَحْيَٰكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ“Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!” (Bekare: 28)

Pastaj në ajetin:

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَكَفُورٌ“Ai ju dha jetë dhe pastaj do t’ju bëjë të vdisni e më vonë do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës.” (Haxh: 66)

Dhe në ajete të tjera të shumta.

Taberiu për ajetin kur’anor:كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِٱللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَٰتًا فَأَحْيَٰكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ “Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e në fund do të ktheheni tek Ai?!” (Bekare: 28), ka thënë: “Nuk keni qenë asgjë, keni qenë pa jetë e Ai ju dha jetë, ju bëri njerëz të gjallë, flisni, lëvizni, pastaj ju bëri të vdisni duke ua marrë shpirtrat, duke ju bërë të vdekur, siç keni qenë në fillim pa jetë. Më pas sërish ju ringjall pasi të zhdukeni e të treteni duke ua kthyer shpirtrat në trupat tuaj, që të bëheni siç keni qenë më parë, para se të vdisnit, që ju ta dini dhe kuptoni se tashmë jeni ringjallur”.

Bejhakiu ka thënë: El-Mumit është Ai që i vdes gjallesat, ua thyen me vdekje fuqinë të fortëve (i nënçmon).

Gazaliu ka thënë: “Nuk ka krijues të jetës e të vdekjes pos Allahut, nuk ka Jetëdhënës (El-Muhji) dhe Jetëmarrës (El-Mumit) pos Allahut xh.sh..

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.: 

-Allahu e ka lavdëruar Veten e Tij se Ai është Jetëdhënës dhe Jetëmarrës, El-Muhji dhe El-Mumit. Allahu xh.sh. ka thënë:

وَهُوَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخْتِلَٰفُ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ أَفَلَا تَعْقِلُونَ“Është Ai që jep jetë dhe vdekje…” (Muminun: 80)

-Allahu ashtu siç u jep jetë gjallesave, ashtu u jep jetë dhe zemrave me nurin qiellor, duke e njohur madhërinë e Tij dhe duke e besuar Atë.

-Në anën tjetër, Ai i vdes zemrat e mbushura me mëkate duke i vulosur ato, siç ka thënë Allahu xh.sh.:أَوَمَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَٰهُ وَجَعَلْنَا لَهُۥ نُورًا يَمْشِى بِهِۦ فِى ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْكَٰفِرِينَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është (që ka mbetur) në errësirë (i humbur) e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.” (Enam: 122)

-Allahu është Ai që e ngjall tokën pasi të jetë tharë e të ketë vdekur nëpërmjet shiut, ku pas shiut dalin frytet e bereqetet.

-Kush e di dhe beson thellësisht se Allahu është Krijues i jetës dhe i vdekjes, se Ai është Jetëdhënës dhe Jetëmarrës, e shfrytëzon jetën e tij në maksimum, jeton për Allahun dhe me fjalën e Allahut, me dinin e Allahut xh.sh.. Personi i tillë jeton me Kur’anin, në të cilin ka jetë e gjallëri për besimtarin e shpëtim në botën tjetër. Allahu na bëftë të tillë, amin!