Emrat e Allahut

50

الْمُحِيطُ

El-Muhit

Gjithërrethuesi, Gjithëpërfshirësi

Kategoritë

  • Dituria
  • Madhështia

Dija e Tij përfshin çdo gjë

El-Muhit është Ai që di gjithçka, që rrethon çdo mendim e vepër — asgjë s’i shpëton kujdesit e urtësisë së Tij.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Muhit - Gjithërrethuesi. Dija e Tij, pushteti i Tij përfshijnë gjithçka. Ky emër i Allahut është përmendur tetë herë në Kur’an, si në ajetin:

أَوْ كَصَيِّبٍ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فِيهِ ظُلُمَٰتٌ وَرَعْدٌ وَبَرْقٌ يَجْعَلُونَ أَصَٰبِعَهُمْ فِىٓ ءَاذَانِهِم مِّنَ ٱلصَّوَٰعِقِ حَذَرَ ٱلْمَوْتِ وَٱللَّهُ مُحِيطٌۢ بِٱلْكَٰفِرِينَ“…Allahu është Gjithërrethues i jobesimtarëve (i ka nën kontroll ata).” (Bekare: 19)

Pastaj ajeti:

إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌ يَفْرَحُوا بِهَا وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ“...Vërtet Allahu është Gjithërrethues, (Gjithëpërfshirës, ka dijeni) për çdo gjë që punojnë ata”. (Ali Imran: 120)

Pastaj ajeti:

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ مُّحِيطًا“Të Allahut janë gjithë ç’ka ka në qiej dhe gjithë ç’ka ka në Tokë dhe Allahu është kurdoherë Gjithërrethues i çdo gjëje (i përfshin të gjitha në dijen e Tij)”. (Nisa: 126)

Pastaj ajeti:

أَلَآ إِنَّهُمْ فِى مِرْيَةٍ مِّن لِّقَآءِ رَبِّهِمْ أَلَآ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَىْءٍ مُّحِيطٌۢ“Vërtet, ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre, por le ta dinë se Ai është Gjithërrethues që përfshin gjithçka (ka nën kontroll çdo gjë)”. (Fus-silet: 54)

Pastaj ajeti:

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ“E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë, ndonëse Allahu është Gjithërrethues i tyre (i ka nën kontroll) nga ata nuk e vërejnë!” (Buruxh: 20).

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Ky emër zakonisht vjen si kërcënim ndaj jobesimtarëve dhe keqbërësve.

-Të pasurit parasysh se Allahu xh.sh. është gjithherë me robin e Tij, ngase dijes së Tij askush nuk mund t’i ikë, nuk ka kush që nuk është nën pushtetin e Tij, nën mbikëqyrjen e Tij, vëzhgimin e Tij, vullnetin e Tij subhanehu ve teala.

-Të pasurit kujdes se si sillet njeriu kur është në publik dhe kur është vetëm, ngase ai mund t’i fshihet syrit të njërit, t’i ikë ligjit të dunjasë, por jo edhe dijes së Allahut. Allahu është Gjithëpërfshirës me dijen, dëgjimin dhe fuqinë e Tij, ndaj le të ketë kujdes njeriu se çfarë flet dhe vepron.

-Largimi nga zullumi dhe padrejtësia ndaj të tjerëve, ndaj njerëzve, ndaj shtazëve e ndaj çdokujt për faktin se Allahu di çdo gjë dhe ka nën pushtetin e Tij çdo gjë, se Atij nuk i ikën asgjë. 

-Bindja dhe imani se Allahu di çdo gjë, përfshin çdo gjë dhe se vetëm Atij nuk i ikën e as nuk i fshihet asgjë, e bën njeriun më të fortë, më të lidhur me Allahun dhe në anën tjetër nuk ua ka frikën njerëzve, e di se ata nuk dinë çdo gjë, nuk mund të bëjnë e të veprojnë krejt çfarë duan apo synojnë, siç mendojnë disa mendjelehtë dhe shkurtpamës. Vetëm Allahu e askush tjetër mund të bëjë çdo gjë e askush tjetër. Kjo i jep njeriut siguri dhe qetësi.

-Sa e sa herë jobesimtarët dhe dushmanët e dinit islam përpiqen tiu bëjnë kurthe të ndryshme besimtarëve, por Allahu ua asgjëson ato, siç e ka cekur Allahu këtë në shumë ajete, si:

إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌ يَفْرَحُوا بِهَا وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ“...por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjunahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata”. (Ali Imran: 120) Besimtarit i duhet forcimi i lidhjeve me Allahun, mbështetja tek Ai, largimi nga gjunahet dhe vazhdimi i punës, të tjerat le t’ia lërë Allahut, kurthet e armiqve le t’ia lërë Allahut xh.sh., Ai di si t’ua asgjësojë ato atyre, subhanehu ve teala.