Emrat e Allahut

82

الفَاطِرُ

El-Fatir

Krijuesi

Kategoritë

  • Krijimi
  • Furnizimi

Ai që i dha fillim çdo gjëje

El-Fatir është Krijuesi i qiejve dhe tokës. Ai i dha fillim çdo gjëje dhe furnizon, pa pasur Vetë nevojë.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Fatir, Krijuesi. Krijues i çdo gjëje pa qenë fare, filluesi i çdo gjëje pa model të mëparshëm.

Ky emër i bukur i Allahut është përmendur gjashtë herë në Kur’an, si në ajetin:

قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ“Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, i Cili ushqen të tjerët, ndërsa Vetë nuk ushqehet? Thuaj: “Unë jam urdhëruar të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët”. (Enam: 14)

Pastaj në ajetin:رَبِّ قَدْ ءَاتَيْتَنِى مِنَ ٱلْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِى مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَنتَ وَلِىِّۦ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ تَوَفَّنِى مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِى بِٱلصَّٰلِحِينَ “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si musliman dhe më shoqëro me bashko me të mirët.” (Jusuf: 101)

Pastaj në ajetin: 

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ جَاعِلِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُولِىٓ أَجْنِحَةٍ مَّثْنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَ يَزِيدُ فِى ٱلْخَلْقِ مَا يَشَآءُ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ“Falënderimi i qoftë Allahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe Pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet Allahu ka fuqi për çdo send.” (Fatir: 1)

Kuptimi gjuhësor i emrit el-fatir

Emri fatir rrjedh prej foljes fetare jefturu fatren. Thuhet fet-tarehu: shek-kahu, që kuptimi është të dihet diçka, të hapet, të dalë diçka në pah. Thuhet tefet-taret el-erdu bi en-nebat, është çarë toka me bimë, që do të thotë ka nxjerrë bimë. FetarAllahu el-halk, ka krijuar krijesat, i ka nxjerrë në pah pasi nuk kanë qenë.

Kuptimi i emrit el-fatir sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu për ajetin kur’anor të sures Enam:

قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ“…Krijuesit të qiejve dhe tokës…” (Enam: 14), ka thënë: “Filluesi i tyre, Krijuesi i tyre ”.

Hatabi ka thënë: “El-Fatir është Ai që ka krijuar krijesat, që do të thotë ka filluar krijimin e tyre ”.

Ibnu Kethiri për këtë ajet ka thënë: “Krijuesi i qiejve dhe tokës, filluesi i tyre pa qenë fare.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Ai që ka filluar krijimin e qiejve, të tokës dhe çfarë ka mes tyre dhe mbi to e nën to është Allahu xh.sh., Zoti i gjithësisë, nuk ka Zot tjetër përveç Lartmadhërisë së Tij, subhanehu ve teala.

-Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e madhëronte Allahun xh.sh. me këtë emër të bukur të Tij. Është pyetur Aishja r.a. se me çfarë e fillonte Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, namazin e tij të natës? Ajo u përgjigj: “Namazin e natës e fillonte duke thënë: Allahum-me Fatire es-semavati ve elerdi, Alime el-gajbi ve esh-shehadeti Ente tahkumu bejne ibadeke fima kanu fihi jahtelifun. Ihdini lima ihtulife fihi min el-hak-ki bi idhnike. In-neke tehdi men teshau ila siratin mustekim!

Zoti im, Zoti i Xhibrilit, i Mikailit, i Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, i Gjithëdijshmi i së fshehtës dhe së dukshmes, Ti je Ai që gjykon mes robërve të Tu për atë që ata janë në mospajtim. Më udhëzoi mua në hakun e saj (të asaj çështjeje të paqartë) me lejen Tënde. Vërtet Ti udhëzon kë do në rrugën e drejtë”.