Emrat e Allahut

02

الرَّبّ

Er-Rrab

Zoti

Kategoritë

  • Krijimi
  • Furnizimi
  • Udhëzimi
  • Madhështia

Kush e rregullon jetën tënde kur ti nuk e di?

Er-Rrab është Krijuesi, Pronari dhe Furnizuesi. Ai nuk e lë robin pa rizk e pa udhëzim.

Emri Zot është ndër emrat më të bukur të Allahut të Madhëruar, me të cilin lutet Allahu, madhërohet, shenjtërohet, falënderohet dhe kështu me radhë.

Kuptimi gjuhësor i emrit er-rrab-b

Ibnu El-Ethiri ka thënë se er-rab-b nga ana gjuhësore i dedikohet pronarit, zotërisë, dirigjuesit, edukuesit, dhuruesit të begative e të mirësive. Ky emër zakonisht nuk ceket vetëm, por i bashkëngjitur (me ndonjë emër apo përemër tjetër, p.sh. thua: i zoti i shtëpisë, i zoti i tokës etj.,) dhe nuk ceket vetëm (jo i bashkëngjitur) përpos kur është fjala për Allahun, az-ze ve xhel-le, ndërsa kur i dedikohet dikujt tjetër, atëherë cekët i bashkëngjitur, ndaj thua: i zoti i shtëpisë...e te tjera, kështu që çdokush që pronëson diçka, ai është i zoti i saj.

Kuptimi i emrit Er-Rrab sa i përket lartmadhërise së Allahut xh.sh.

Nga aspekti terminologjik kuptimi i Err-Rrab - Zot është të qenët krijues i gjithësisë, pronar, dirigjues e furnizues i saj. Është nga emrat që tregojnë apo që përfshijnë emra të shumtë për një kuptim.

Kurtubiu ka thënë: “Er-Rrab-bu është rregulluesi, përmirësuesi, dirigjuesi…“

El-Hazin ka thënë: “Err-Rrabu është sunduesi (pronari) i gjithësisë, edukuesi, rregulluesi i çështjeve te tyre?“

Ibnu Kajimi ka thënë për këtë emër: “Err-Rrabu, Zoti, është i Plotfuqishmi, krijuesi, zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë, i gjalli, i përjetshmi, mbajtësi i gjithçkaje, dëgjuesi, shikuesi, bamirësi, bujari, Ai që i jep dhe ia ndal kujt të dojë, Ai që i bën mirë dhe që i bën keq (kujt të doje), i pari, i fundit, lajthitë kë të doje, udhëzon kë të dojë, bën të lumtur kë të dojë, bën të mjerë kë të dojë, bën krenar kë të dojë, nënçmon kë të dojë dhe kuptime të tjera të këtij emri të bukur (Er-Rrab), të cilët i takojnë Allahut nga emrat e Tij të bukur“

Është ndër emrat që haset më shumë në Kur'an, mbi 900 herë, si fjala e Allahut:

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve“.
(Fatiha: 2)

قُلْ إِنَّ صَلَاتِى وَنُسُكِى وَمَحْيَاىَ وَمَمَاتِى لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve“.
(Enam: 162)

فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا صَٰلِحٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَمِنۡ خِزۡيِ يَوۡمِئِذٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ“..Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi“.
(Hud: 66)

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ“Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!“
(Tekvir: 29)

- Nga ky emër rrjedh kuptimi rrububije, më pas edhe teuhidi rrububije, që do të thotë se Allahu është Zot, pronar i çdo krijese, furnizues i çdo krijese, mbikëqyrës i çdo krijese dhe kështu me radhë.

- Te qenët e Tij Zot është e përgjithshme dhe e përveçme apo e veçantë.

Është e përgjithshme me të gjitha krijesat e Tij sepse Ai është Krijues i tyre, Furnizues i tyre, musliman e jomuslimanë, të mirë e të këqij, njerëz e kafshë. Në dorën e Tij janë të gjitha krijesat, Ai i fal ato, i krijon, por edhe ua merr shpirtin. Ai u jep të hanë, i ushqen, i ruan ato krijesa kur të dojë nga kush do dhe vepron me to çka të dojë. Të gjitha këto kuptime të të qenët Zot, rububijes së Tij, përfshijnë të gjitha krijesat e Tij.

Ndërsa të qenët e Tij Zot në kuptimin e veçante përfshin vetëm besimtarët, evliate e Tij, të cilët i ka veçuar me udhëzim, me dashuri dhe respekt ndaj Allahut, ndaj dinit, ndaj Kur' anit. Ai i ka nxjerr nga errësira në dritë, i ruan, ua ruan imanin, ua lehtëson adhurimin e Tij, i udhëzon e drejton drejt çdo pune të hairit dhe kështu me radhë. Të gjitha këto kuptime janë vetëm për besimtarët, muslimanët.

Emri Zot - Er-Rab-b është nga emrat me të cilët Allahu e ka lavdëruar më tepër Veten e Tij


Ai ka thënë:ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve“.
(Fatiha: 2)

Alemin është shumës i fjalës alem, që është çdo gjë pos Allahut, falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të çdo gjëje e çdo krijese.

Allahu e ka lavdëruar Veten e Tij se është Zot i Arshit të madh:ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلْعَرْشِ ٱلْعَظِيمِ“Allahu është Një, s'ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!“
(Neml: 26)

Emri Zot - Er-Rab-b është nga emrat me të cilët më së shumti lutet Allahu xh.sh.

- Si lutja e Ademit dhe Havasë, alejhima selam, për kërkim falje pas gabimit të bërë, kur thanë:

قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَآ أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ“Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur vetën në gjunah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga te humburit“.
(Earaf: 23)

- Lutja e Nuhut, alejhi selam, për ta falur atë dhe prindërit e tij:

رَّبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِىَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارًۢا“O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtarët, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!“
(Nuh: 28)

- Lutja e Jusufit, alejhi selam, kur deshën ta nënçmonin gratë e pallatit te mbretit:

قَالَ رَبِّ ٱلسِّجْنُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِمَّا يَدْعُونَنِىٓ إِلَيْهِ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّى كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلْجَٰهِلِينَ“Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dine (ligjet e Tua).“
(Jusuf: 33)

- Lutja e Zekerijas, alejhi selam, për t'i falur Allahu fëmijë në pleqëri:

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥ قَالَ رَبِّ هَبْ لِى مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ“Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!“
(Ali Imran: 38)

Edhe Pejgamberi Muhamed, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, lutej shumë me këtë emër (Err-Rrab, Zot) dhe e madhëronte Allahun xh.sh., si fjala vjen kur Pejgamberi, alejhi selam, i tha një sahabi:

“Zotëria i istigfarit (lutja kryesore për istigfar) është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Teje...”

Kur kishte ngarkesë, telashe e preokupim të madh, lutej me këtë dua:

“Nuk ka zot tjetër pos Allahut, të Madhit, të Butit, nuk ka zot tjetër pos Zotit të Arshit të madh. Nuk ka zot tjetër pos Zotit të qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit fisnik“

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

- Nëpërmjet këtij emri, Err-Rab-bu, njeriu kupton se Allahu xh.sh. është Zoti i tij dhe i çdo krijese tjetër, është pronari i tij, është i plotfuqishëm ndaj tij dhe ndaj çdo krijese tjetër, është dirigjues në jetën e tij dhe të kësaj gjithësie. Çdo gjë në qiej dhe në toke është në dorën e Tij, Ai i ka krijuar, Ai i furnizon, Ai u jep jetë dhe vdekje.

Kjo është sa u përket çështjeve të dunjasë, ndërsa sa u përket çështjeve te fesë, kur njeriu e kupton se kë e ka Zot, atëherë e di se Ai nuk e lë njeriun pa udhëzues, nuk e ka krijuar atë të hajë e të pijë, të lodhet e të mundohet, madje shumë herë të vuajë dhe në fund të vdesë e të përfundojë çdo gjë. Çfarë kuptimi ka jeta e tillë, ndaj është e pakuptimtë që Zoti (Err-Rrab-bu) t'i lërë njerëzit pa mision më të shenjtë, më bujar e fisnik sesa thjesht të hanë, të pinë, të shfryjnë epshet e veta dhe në fund të vdesin e të asgjësohen. Ai e ka sqaruar detyrën parësore që kanë njerëzit në këtë dunja, që është adhurimi i Allahut, ndaj edhe u ka dërguar Pejgamber dhe u ka shpallur libra të shenjtë, që të jenë udhërrëfyes për njeriun si të jetojë, si ta falënderojë Zotin, si të afrohet tek Ai, t'i mbështetet, tek Ai të shpresojë dhe kështu me radhë.

- Besimi në këtë emër ngërthen pajtimin me kaderin, më caktimin e Zotit, çfarë do Zoti, bëhet e çfarë nuk do, nuk bëhet. Çfarë cakton Ai, ne si njerëz pajtohemi plotësisht. Kjo e bën shumë të qetë dhe stabil besimtarin karshi sprovave dhe sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqohet gjatë jetës së tij.

- Besimi i njeriut në këtë emër të bukur te Allahut (Err-Rrab-bu) e qetëson njeriun për fitimin e rizkut të tij dhe di se Ai që e ka krijuar, nuk e lë pa rizk dhe se atë që ia ka caktuar, nuk ia merr kush.