Emrat e Allahut

47

الرَّقِيبُ

Err-Rrekib

Vigjiluesi

Kategoritë

  • Dituria
  • Mbrojtja

Je nën vëzhgimin e Tij çdo çast

Err-Rrekib është Vigjiluesi që të ruan dhe të sheh — kujtoje Atë në çdo hap dhe ndie praninë e Tij me ty.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Err-Rrekib - Vigjiluesi, Ai që mbikëqyr, vëzhgon çdo proces në këtë ekzistencë. Emri Err-Rrekib në Kur’an është cekur tri herë.

مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَآ أَمَرْتَنِى بِهِۦٓ أَنِ ٱعْبُدُوا ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبَّكُمْ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِى كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ“Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë”. (Maide:117)

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا رَبَّكُمُ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَآءً وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ٱلَّذِى تَسَآءَلُونَ بِهِۦ وَٱلْأَرْحَامَ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. (Nisa: 1)

لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعْدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنْ أَزْوَٰجٍ وَلَوْ أَعْجَبَكَ حُسْنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ رَّقِيبًا“...Vërtet, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (Ah-zab: 52)

Kuptimi i emrit err-rrekib sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu për ajetin:يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا رَبَّكُمُ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَآءً وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ٱلَّذِى تَسَآءَلُونَ بِهِۦ وَٱلْأَرْحَامَ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا “...Vërtet, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju” (Nisa: 1), ka thënë: “Rekiben, Ruajtës e Llogaritës i veprave tuaja, Vigjilent ndaj përkujdesjes suaj ndaj shenjtërisë së farefisit dhe lidhjes farefisnore apo shkëputjes dhe mosmbajtjes së asaj lidhjeje dhe humbjes së shenjtërisë së saj.

Seadi ka thënë: “Err-Rrekib është Vigjiluesi ndaj asaj që fshehin zemrat e njerëzve, Ai që mbikëqyr çdo krijesë çfarë vepron, Ai që përkujdeset për krijesat e Tij në mënyrën më të mirë.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Çdo besimtar duhet ta ketë parasysh se Allahu xh.sh. është Vigjilues, Mbikëqyrës ndaj tij dhe çdo gjëje që vepron ai, ndaj duhet të jetë shumë i kujdesshëm se çfarë flet dhe çfarë vepron sepse Allahu e vëzhgon, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا عَرَّضْتُم بِهِۦ مِنْ خِطْبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوْ أَكْنَنتُمْ فِىٓ أَنفُسِكُمْ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ سَتَذْكُرُونَهُنَّ وَلَٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُوا قَوْلًا مَّعْرُوفًا وَلَا تَعْزِمُوا عُقْدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْكِتَٰبُ أَجَلَهُۥ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ فَٱحْذَرُوهُ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ“...Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj kini frikë prej Atij...” (Bekare: 235)

Xhibrili, alejhi selam, shkoi në formë njeriu dhe e pyeti Pejgamberin, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, për Islamin, për imanin dhe kur e pyeti për

ihsanin, Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, iu përgjigj: “... ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë, e nëse nuk e sheh, atëherë dije se Ai të sheh ty...”

Kjo nënkupton që njeriu duhet të jetë vigjilent ndaj asaj që flet e vepron, duhet ta ketë parasysh madhërinë e Allahut, prezencën e Tij, Ai është me ne, me dijen e Tij, me shikimin e dëgjimin e Tij, asgjë nuk i fshihet Atij.

-Kur njeriu e di se Allahu është me të, është shumë i kujdesshëm dhe vigjilent se çfarë flet dhe vepron. Këtu është mirësia e dunjasë dhe e ahiretit sepse ai nuk flet keq, nuk bën keq, madje as nuk mendon keq.

Vigjilenca sjell kënaqësi te njeriu ngase për të qenë më vigjilent ai duhet të jetë i përqendruar me zemër dhe me të gjitha gjymtyrët e tij, ta ndiejë se ka afër Allahun. Kjo e bën shumë të lumtur, shumë të kujdesshëm, shumë të qetë, kjo ndjesi e bën t’i harrojë të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohet gjatë ditës apo jetës në këtë dunja. Personi i tillë jeton me Allahun dhe për Allahun xh.sh.. Kjo gjendje është gjendja e banorëve të xhenetit, njerëzit e tillë janë banorë të xhenetit me emrin e Allahut xh.sh.. Allahu na bëftë prej tyre!