Emrat e Allahut

36

الْبَصِيرُ

El-Besir

Vështruesi,Ai që sheh çdo gjë

Kategoria

  • Dituria

Ai sheh çdo hap tëndin

El-Besir është Ai që sheh çdo vepër dhe çdo qëllim — asnjë mirësi e jotja nuk humbet tek Ai.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Besir - Vështruesi, Ai që sheh çdo gjë dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë.

Ky emër është përmendur në Kur’an 42 herë, si në ajetin kur’anor:قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍ مِّن ذَٰلِكُمْ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوْا عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَٰجٌ مُّطَهَّرَةٌ وَرِضْوَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ“...Allahu i vrojton (është Gjithëpamës ndaj) robërit e Vet.” (Ali Imran: 15)

Pastaj në ajetin:
وَٱلْوَٰلِدَٰتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَٰدَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ لِمَنْ أَرَادَ أَن يُتِمَّ ٱلرَّضَاعَةَ وَعَلَى ٱلْمَوْلُودِ لَهُۥ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ لَا تُكَلَّفُ نَفْسٌ إِلَّا وُسْعَهَا لَا تُضَآرَّ وَٰلِدَةٌۢ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوْلُودٌ لَّهُۥ بِوَلَدِهِۦ وَعَلَى ٱلْوَارِثِ مِثْلُ ذَٰلِكَ فَإِنْ أَرَادَا فِصَالًا عَن تَرَاضٍ مِّنْهُمَا وَتَشَاوُرٍ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا وَإِنْ أَرَدتُّمْ أَن تَسْتَرْضِعُوٓا أَوْلَٰدَكُمْ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِذَا سَلَّمْتُم مَّآ ءَاتَيْتُم بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ“...Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju”. (Bekare: 233)

Dhe në ajete të tjera të shumta.

Kuptimi i emrit el-besir sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu për ajetin kur’anor:أُولَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا بِٱلْـَٔاخِرَةِ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ “...Allahu sheh çka veprojnë ata”(Bekare: 86), ka thënë: “Allahu sheh çdo gjë që veprojnë krijesat, asgjë nga veprat e tyre nuk i fshihet Atij, Ai i di të gjitha, ua ruan, ua mban mend ato, prandaj për ato vepra ua jep dënimin dhe atë që meritojnë”.

Hatabi ka thënë: “El-Besir është i Gjithëdituri (Vështruesi) për sekretet e çështjeve ”.

Ibnu El-Ethiri ka thënë: “El-Besir është Ai që i sheh të gjitha gjërat, të dukshmet dhe të padukshmet”.

Seadi ka thënë: “El-Besiru është Ai që shikimi i Tij ka përfshirë çdo gjë që shihet në çdo cep të tokës dhe të qiejve, madje edhe gjëja më e fshehtë në to. Ai sheh edhe ecjen e milingonave të zeza në mes të shkëmbit në errësirë të plotë. Ai sheh gjithashtu të gjitha pjesët e brendshme dhe të jashtme, sheh edhe depërtimin e ushqimit në brendi të organizmit, nëpër pjesët e imta. Ai sheh edhe ujin tek ecën në brendi të pemës nga poshtë drejt degëve dhe gjetheve të pemëve, ashtu siç i sheh rrënjët e të gjitha pemëve, me gjithë llojllojshmërinë e tyre, të vogla e të imta. Ai sheh edhe venat e brendshme të milingonës, të bletës apo të mushkonjës, madje edhe të insekteve edhe më të vogla. I lartësuar (subhanallah) është Ai që mahniten krijesat me madhështinë e Tij, me cilësitë e Tij, me butësinë e Tij të madhe, me dijen e Tij për gjëra të fshehta (gajb) dhe të dukshme, për gjëra që janë prezent dhe për ato që nuk janë prezent fare. Ai sheh edhe shikimin e përvjedhur të syrit të robit të Tij, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ“Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde. Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha”. (Shuara: 220)

Dhe:يَعْلَمُ خَآئِنَةَ ٱلْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِى ٱلصُّدُورُ “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra”. (Gafir: 19)

Ai di çdo gjë, dija e Tij ka përfshirë çdo gjë, ashtu siç ka përfshirë shikimi dhe dëgjimi i Tij të gjitha krijesat.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Pasja parasysh e lartmadhërisë së Allahut xh.sh.: Si mund të jetë gjendja e njeriut kur kupton se Zoti i tij sheh çdo gjë, dëgjon çdo gjë, se asgjë nuk mund ta fshehë prej Tij, pos t’ia ketë frikën Zotit e ta shtojë devotshmërinë ndaj Tij, ta shtojë kujdesin se si po sillet, çfarë po flet e çfarë po vepron, kur është vetëm ose në publik.

-Allahu ua di gjendjen robërve të Tij, ua kupton brendinë e tyre. Ai di se kush meriton udhëzim dhe kush nuk meriton, kush është njeri i mirë e kush i keq. Ibnu Kethiri për ajetin kur’anor:قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍ مِّن ذَٰلِكُمْ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوْا عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَٰجٌ مُّطَهَّرَةٌ وَرِضْوَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ “…. Allahu është Gjithëpamës ndaj robërve (të Tij) ” (Ali Imran: 15), ka thënë: “Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që meriton udhëzim dhe atë që meriton lajthitje, Ai është Allahu, i Cili nuk pyetet përse vepron, por njerëzit pyeten përse veprojnë. Kjo është nga mëshira dhe urtësia e Tij”.

Ai e di se kush meriton më shumë pasuri e kush më pak, ndaj edhe u jep ashtu siç do Ai sipas urtësisë së Tij: “

وَلَوْ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزْقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوْا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا يَشَآءُ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرٌۢ بَصِيرٌSikur Allahu t’ua shumonte riskun (begatitë) robërve të Vet, ata do ti kalonin kufijtë (do të bënin fesat të madh në tokë). Por Ai i furnizon me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.” (Shura: 27).

Ai sheh dhe di çdo gjë, Atij asgjë nuk mund t’i ikë, sipas asaj që veprojnë në këtë dunja, i shpërblen në botën tjetër.