69
الْوَهَّابُ
El-Vehhabu
Dhuruesi
Kategoritë
- Furnizimi
- Mëshira
Mirësitë që ke janë prej Tij
El-Vehhab është Dhuruesi që jep pa masë dhe pa pritur asgjë në këmbim.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Vehhabu - Dhuruesi, Ai që krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.
Emri El-Vehhab është cekur tri herë në Kur’an, në ajetet:
Kuptimi i emrit el-vehhab sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:
El-Halimij ka thënë: “El-Vehhab është Ai që nga mirësia e Tij u jep të tjerëve pa e pasur obligim ndaj tyre (një gjë të tillë)”.
Nesefiu ka thënë: “El-Vehhab është Ai që jep, dhuron shumë duke i ndarë ato dhunti sipas urtësisë së Tij
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht se frytet e këtij emri janë të shumta, ndër to:
-Bindja dhe besimi se vetëm Allahu është Dhurues, El-Vehhab, që jep çfarë do, kujt do e sa do. Ai i jep pasuri dhe fëmijë kujt do Ai, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Ibnu Kethiri ka thënë: “Allahu xh.sh. na informon se Ai është Krijues i qiejve dhe i tokës, Sundues i tyre, vepron në to çfarë të dojë dhe bëhet ajo që do Ai, nuk mund ta ndalojë kush të bëhet ajo që do Ai dhe nuk mund ta bëjë dikush atë që Ai nuk do të bëhet. Ai krijon çfarë to dojë. Ai i ka sjellë apo ndarë njerëzit në katër grupe (sa i përket dhurimit të fëmijëve), dikujt i jep vetëm vajza, dikujt vetëm djem, dikujt i jep djem dhe vajza dhe dikë e lë pa fëmijë fare. Vërtet Ai e di se çfarë meriton secili nga këto grupe”.
-Bindja se fëmijët thjesht janë dhuratë nga i madhi Allah, Ai i fal fëmijë atij që do, ndaj fëmijët janë të Tij, ashtu sikurse çdo gjë tjetër në këtë gjithësi është e Tij, subhanehu ve teala.
-Bindja dhe besimi se çdo gjë që kemi ne si individë apo si shoqëri, çdo të mirë, çdo begati e kemi dhuratë nga Allahu xh.sh., çdo gjë është prej Tij, ndaj kjo kërkon mirënjohje, falënderim dhe modesti.
-Përkujdesja ndaj të mirave të Allahut duke filluar nga udhëzimi apo Islami, pastaj shëndeti dhe të mirat e tjera, t’ua dimë vlerën atyre të mirave, t’i shfrytëzojmë ashtu si kërkon Dhuruesi i tyre, El-Vehhab.
-Ta lusim Allahun xh.sh. me këtë emër që të na japë nga të mirat dhe begatitë e Tij.