35
السَّمِيعُ
Es-Semi’u
Dëgjuesi
Kategoria
- Dituria
Asnjë lutje nuk humbet
Es-Semi’u është Ai që dëgjon çdo fjalë, çdo pëshpëritje dhe çdo dua — Ai dëgjon edhe kur hesht zemra.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Es-Semi’u - Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë. Ky emër është cekur 45 herë në Kur’an, si në ajetin:
Pastaj në ajetin:
Dhe në ajete të tjera të shumta.
Kuptimi i emrit el-semi’u sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu ka thënë për ajetin kur’anor:
Hatabi ka thënë: “Es-Semi’u është dëgjuesi që dëgjon atë çfarë thuhet në vete dhe atë çfarë ia thua tjetrit me zë të ulët apo të lartë. Për Të është e njëjtë ajo që thuhet me zë apo në heshtje, shprehet apo jo.
Mund të vijë me kuptimin: të përgjigjesh, të pranosh, të bësh kabull diçka, lutje apo dua, si fjala e Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve sel-lem: “Zoti ynë, kërkoj nga Ti që të më ruash nga fjala që nuk (dëgjohet) pranohet....”, që do të thotë kërkoj nga Ti të më ruash nga duaja që nuk pranohet. E ngjashme me këtë është dhe fjala e namazliut kur thotë: “Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë”, që është për qëllim ia pranon, ia bën kabull Allahu hamdin, falënderimin atij që e falënderon.
Ngjashëm ka thënë edhe Seadi, që nënkupton se nga kuptimet e fjalës Es-Semi’u është se Ai u përgjigjet lutjeve të robërve të Tij kur e lusin Atë, i bëjnë dua Atij.
-Vërtetimi i cilësisë së dëgjimit për Allahun e Madhëruar, që nënkupton se Allahu dëgjon, madje dëgjon çdo gjë, çdo zë, se Ai di edhe çfarë fshehin njerëzit në gjokset e tyre ende pa e shfaqur atë.
Ne si muslimanë, si ehli sunet dhe xhemat e besojmë këtë cilësi të Allahut dhe nuk dyshojmë fare në të. Besojmë se Ai dëgjon duke mos e përngjarë Atë në të dëgjuar me krijesat e Tij, ashtu siç nuk e ngjasojmë në asnjë cilësi tjetër me ndonjë krijesë të Tij, por themi se Ai dëgjon siç i përket madhërisë së Tij, siç ka thënë Allahu për Veten e Tij:
Ai asgjëje nuk i përngjan, nuk i shëmbëllen askujt, askush nuk është si Ai, ndaj as cilësitë e Tij, si dëgjimi e të tjera, nuk janë sikurse të krijesave të Tij.
-Atij nuk i përzihen zërat. Sa njerëz e lutin Allahun në të njëjtën kohë, sa njerëz e përmendin Allahun në të njëjtën kohë, sa njerëz flasin në të njëjtën kohë mirë apo keq dhe të gjithë ata zëra e ato lutje i dëgjon i madhi Zot dhe nuk i përzihen njëri me tjetrin, madje sikur t’u përgjigjej të gjithë njerëzve përnjëherë dhe t’ua plotësonte lutjet, kërkesat e tyre nuk i përzihen. Në hadithin kudsij Allahu xh.sh. ka thënë: “...O robërit e Mi, sikur i pari prej jush dhe i fundit, mbarë njerëzimi por edhe gjithë xhinët të qëndronin në një vend dhe përnjëherë të më lusnin Mua, e pastaj t’i jepja çdo njeriu (të gjithë atyre) atë që kërkon, nuk do pakësonte ajo nga çfarë ka tek Unë aq sa pakëson gjilpëra (ujin) kur futet në det (dhe nxirret)…”.