Emrat e Allahut

38

الْمَجِيدُ

El-Mexhid

I Lavdishmi, Fisniku

Kategoritë

  • Bukuria
  • Madhështia

Lavdia e Tij s’njeh kufij

El-Mexhid është i Lavdishmi, i Ndershmi, Fisniku — çdo madhëri e vërtetë i takon vetëm Atij.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Mexhid - I Ndershmi, Fisniku, madje është ndër emrat më të mëdhenj dhe më gjithëpërfshirës të Tij, subhanehu ve teala.

Ky emër është përmendur vetëm dy herë në Kur’an, në ajetin kur’anor:

قَالُوٓا أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ إِنَّهُۥ حَمِيدٌ مَّجِيدٌ“Ata (engjëjt i) thanë (Sarës): “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdishëm!” (Hud:73)

Dhe:

ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ“Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri. Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm.” (Buruxh: 15)”

Kuptimi i emrit el-mexhid sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu ka thënë: “El-Mexhid është i Lavdishmi, i Lavdëruari, i Ndershmi, është Ai të cilit i përket lavdia fisnike”.

Hatabi ka thënë: “El-Mexhid është Fisniku i gjerë (pa fund)”.

Gazaliu ka thënë: “El-Mexhid është Fisniku në Veten e Tij, në madhërinë e Tij, i Bukuri në veprat e Tij, të mirat dhe begatitë e të cilit janë të shumta. Fisnikëria e lartmadhërisë së Tij, nëse i bashkohet mirësia e veprimit të Tij, quhet mexhd (fisnikëri, ndershmëri)”.

Ibnu Kethiri ka thënë për ajetin kur’anor të sures Hud:قَالُوٓا أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ إِنَّهُۥ حَمِيدٌ مَّجِيدٌ “...Ai është i Falënderuar dhe i Lavdishëm!” (Hud: 73), “Ai është i Lavdishmi për të gjitha veprat e Tij, për të gjitha fjalët e Tij, i Falënderuar e i Lavdishëm në emrat dhe cilësitë e Tij.

Shevkaniu ka thënë: “El-Mexhid do të thotë bujar i madh ndaj krijesave të Tij, për të mirat e shumta me të cilat i pajis ata”.

Allahu i Madhëruar edhe Kur’anin e ka quajtur el-mexhid.

قٓ وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْمَجِيدِ“Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!” (Kaf: 1)”

Gjithashtu ka thënë:

بَلْ هُوَ قُرْءَانٌ مَّجِيدٌ
فِى لَوْحٍ مَّحْفُوظٍۭ
“Përkundrazi, ai është një Kuran i famshëm (lavdishëm), në Pllakën e Ruajtur mirë (Levhi Mahfudh)”. (Buruxh: 21-22)”

Kur’ani është mexhid sepse hairi i tij është i madh, fama e tij është e madhe, dobitë e përfituara nga ai janë gjithëpërfshirëse për dunja dhe për ahiret.

Kur’ani është mexhid ngase, pa asnjë dyshim, është libri më i famshëm që ka ekzistuar ndonjëherë dhe do ekzistojë në botë.

Kur’ani është mexhid sepse ai që e beson atë, e mëson atë dhe punon me të bëhet i famshëm, ngrihet shumë lart. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Vërtet Allahu ngre lart me këtë libër njerëz dhe ul (nënçmon) të tjerë”.

Allahu na ka ngritur shumë lart me këtë Kur’an në këtë dunja, prandaj e falënderojmë shumë Atë dhe shumë shpresojmë që do të na lartësojë edhe kur të dalim para lartmadhërisë së Tij në Ditën e Kiametit.