62
ٱلْمُعِيدُ
El-Mu’id
Rikrijuesi
Kategoria
- Krijimi
Ai që rikthen gjithçka sërish
El-Mu'id është Rikrijuesi. Ashtu siç e nisi krijimin, ashtu e përsërit — dhe kjo është e lehtë për Të.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Mu’id - Rikrijuesi, Ai që rikrijon, i ringjall së dyti krijesat pas vdekjes.
Taberiu për ajetin kur’anor:
Kurtubiu për këtë ajet ka thënë: “Ibnu Abasi ka thënë: “Çdo gjë e shkatërrojmë, ashtu siç ka qenë në fillim, kur nuk ka pasur asgjë, e pastaj e rikthejmë”.
Ez-Zexhaxhij ka thënë: “El-Mubdi dhe El-Mu’id është Nismëtari i krijesave, Ai që i ka filluar ato pa qenë fare, pa pasur asgjë prej tyre, Ai që i rikthen e ringjall ato pasi të jenë harxhuar e asgjësuar, duke mos pasur asnjë pikë dyshimi në këtë.
Err-Rragib ka thënë: “Allahu është El-Mubdiu dhe El-Mu’idu, Nismëtari dhe Rikrijuesi, që do të thotë se është shkak (sebep) për fillim dhe për mbarim, e bëri krijimin në fillim dhe e përsërit.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Allahu është Krijues i gjithësisë, është Shpikësi, Nismëtari i çdo gjëje, ashtu siç është Rikrijuesi, Ringjallësi që i ringjall dhe i krijon për së dyti krijesat e Tij kur i nxjerr para Vetes në Ditën e Kiametit.
-Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet e të madhërohet, askush tjetër.
-Dija e Tij është absolute, Ai di çdo gjë, di sa krijesa ka krijuar, si i ka krijuar, sa jetojnë, ku jetojnë, kur vdesin dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me to.
-Fuqia e Tij është absolute, Ai ka krijuar krijesa gjigante, si qiejt, toka, planetët e ndryshëm dhe ç’ka në ta. Zoti i vërtetë është i fortë, ElKavijj.
-Pushteti i Tij është absolut, numrin e madh të krijesave e di vetëm Ai, siç di madhësinë dhe llojshmërinë e tyre, të gjitha janë nën pushtetin e Tij absolut.
Ringjallemi si kemi qenë në këtë dunja dhe bashkë me ne janë edhe veprat që kemi punuar, prandaj kemi kujdes se çfarë flasim e veprojmë në këtë dunja.