45
الْوَدُودُ
El-Vedud
I Dashuri
Kategoria
- Mëshira
Dashuria që s’ka kushte
El-Vedud është Ai që të do edhe kur gabon — dashuria e Tij s’ndalet, ajo të fton gjithmonë të kthehesh tek Ai.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Vedud - I Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat e njohin madhështinë e Tij. Emri El-Vedudu është cekur në Kur’an vetëm dy herë, në suren Hud dhe në El-Buruxh.
Dhe:
ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Dashuria ndaj Allahut xh.sh. është dashuri e sinqertë, e cila ia kalon çdo dashurie tjetër dhe çdo dashuri tjetër ndaj kujtdo duhet të jetë nën të për shkak të saj. Ne duam dikë apo diçka për Allah, por edhe urrejmë për Allah, siç ka ardhur në hadithin e vërtetë, ku Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Tri gjëra kush i ka, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur tek ai se çdokush tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim-kufër ashtu siç urren të hidhet në zjarr.
-Përpjekja për ta fituar kënaqësinë e Allahut duke kryer farzet e Allahut, duke iu shmangur harameve apo ndalesave që ka ndaluar Allahu, duke punuar për dinin e Tij, duke dashur librin e Tij, duke e lexuar atë dhe praktikuar, duke u përpjekur në maksimum që këtë din t’ua përcjellë edhe të tjerëve, duke u afruar tek Allahu me vepra vullnetare, si me namaz, agjërim, sadaka, duke i njohur emrat e Allahut xh.sh. dhe cilësitë e Tij, nëpërmjet të cilave njeriu e njeh më mirë Zotin xh.sh..
-Të jetuarit për Allah, sepse kur e do Allahun shumë, njeriu nuk ngopet duke e përkujtuar Atë, kënaqet me dhikër, me adhurimin e Tij, e ndien veten shumë të lumtur, krenar, të qetë e stabil, çdo vështirësi me Të i lehtësohet. Ai jeton me Të dhe për Të dhe vdes për Të, subhanehu ve teala.
-Pasimi i Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, duke i çuar në vend sunetet e tij dhe duke iu shmangur gjërave që ai na i ka ndaluar sepse kjo është shenjë e dashurisë së tij dhe e dashurisë së Allahut xh.sh., siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Pra, njeriu mund ta fitojë dashurinë e Allahut, saqë Allahu e bën atë mik të Tij dhe pastaj kush e prek atë, në fakt i ka shpallur luftë Allahut. Allahu ia ruan të gjitha gjymtyrët dhe shqisat nga gjërat e ndaluara, nuk e lë të dëgjojë haram, të shikojë haram, të flasë haram, të prekë apo marrë diçka haram, të shkojë në vende haram etj..
Lum kush e arrin këtë kategori apo këtë shkallë të dashurisë tek i madhi Zot, Allahu na beftë prej tyre, amin!