76
الْبَرُّ
El-Berru
Mirëbërësi
Kategoritë
- Mëshira
- Bukuria
Kush na mbulon me mirësi pa pushim?
El-Berru është Mirëbërësi. Ai shtrin bamirësinë dhe bereqetin ndaj robërve, me butësi që nuk ndërpritet.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Berru, Mirëbërësi, Ai që shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.
Ky emër i Allahut është përmendur vetëm një herë në Kur’an, në ajetin:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Allahu xh.sh. është i Mëshirshëm ndaj krijesave të Tij, i Butë e Bamirës ndaj tyre, i përfshin me mirësinë dhe bereqetin e Tij.
-Seadi ka thënë: “Allahu e ka përshkruar Veten e Tij me El-Berru, që frytet e kësaj cilësie janë të gjitha nimetet, dhuntitë e dukshme dhe të padukshme (të jashtme dhe të brendshme), saqë asnjë krijesë nuk mund të pavarësohet nga mirësia e Tij për asnjë lëvizje të qerpikut të syrit”.
-Allahu është Bamirës, i Mëshirshëm, e do bamirësinë dhe mëshirën, ndaj duhet të përpiqemi në maksimum që të pajisemi me këto virtyte të larta sepse me to ngrihemi shumë lart tek Allahu në qiell dhe te njerëzit në tokë. Kjo është edhe pjesë e kuptimit të hadithit të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur është pyetur se çfarë është mirësia, ai ka thënë: “Mirësia është morali i mirë...” , është sjellja e mirë, është butësia, mëshira, respekti i njeriut ndaj të tjerëve.
-Ne kemi më tepër obligime për mirësi e mëshirë ndaj prindërve, pastaj farefisit e kështu me radhë.
-Prej ajeteve përfshirëse të këtij virtyti, mirëbërje e mirësie, është ajeti i sures Bekare:
-Ai që e njeh Zotin e Tij xh.sh., se Ai është Bamirës dhe i Mëshirshëm, shpreson dhe lutet që Allahu ta falë atë, që të mos hidhërohet ndaj tij për ndonjë mëkat që bën, por ta falë e ta mëshirojë.