86
ذُوالْجَلاَلِ وَالإكْرَامِ
Dhul-Xhelali vel Ikram
I Madhëruari dhe Bujari
Kategoritë
- Madhështia
- Bukuria
Atij i takon madhështia dhe bujaria
Dhul-Xhelali vel-Ikram është Ai që nderon e lartëson robërit e Tij me bujari dhe fisnikëri të pakufishme.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Dhul-Xhelali Vel Ikram, I Madhëruari dhe Bujari, Atij i takon madhështia, bujaria dhe nderi. I vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij.
Ky emër i bukur i Allahut është cekur dy herë në Kur’an, në ajetin:
وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو ٱلْجَلَٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ
Dhe në ajetin:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Allahu është i vetmi që meriton të madhërohet, të lartësohet, të zhvishet nga çdo e metë që ia mveshin jobesimtarët. Atij i përkasin emrat e bukur dhe cilësitë e përkryera.
-Vetëm Ai e meriton që robi ta madhërojë, tek Ai të shpresojë dhe nga Ai të frikësohet.
-Allahu xh.sh. është Ai që i nderon robërit e Tij, me bujarinë e fisnikërinë e Tij.
-Nderimi i Tij ndaj robërve të Tij është i përgjithshëm. Allahu me mirësitë e begatitë e Tij ka përfshirë çdo krijesë, kurse njeriun e ka veçuar me nder dhe respekt duke e veçuar nga të gjitha krijesat e Tij, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Por është edhe i përveçëm, që është për robërit e Tij besimtarë, për evliatë e Tij sepse atë që Allahu e ka udhëzuar në Islam, e ka nderuar shumë, shumë më tepër sesa atë që nuk e ka udhëzuar. Nderimi dhe ikrami i Allahut ndaj besimtarëve dallon, dikë e nderon më shumë e dikë më pak, Pejgamberët i ka nderuar më së shumti, pastaj sidikinët, të sinqertët, e kështu me radhë.
-Mirësitë e Allahut (ikrami i Tij) ndaj robërve të Tij nuk përfundojnë, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
-Modestia e thjeshtësia para Allahut të Madhëruar, sepse ai që e njeh Zotin e tij, lartmadhërinë e Tij, ai është modest para Tij. Kush e njeh bujarinë dhe fisnikërinë e Tij, ai është modest para Tij, subhanehu ve teala.
Vlera e lutjes me këtë emër të bukur të Allahut xh.sh.
Transmetohet nga Rebiatu Bin Amiri r.a., se ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
“Bashkojani lutjes (duke thënë) ‘Ja Dhel-Xhelali vel Ikram’”, që nënkupton se është mirë, është më pranë pranimit lutja. Kur të lutemi, t’ia shtojmë lutjes këtë emër duke thënë ‘Ja Dhel-Xhelali vel Ikram’. Ne këtë e themi çdo ditë pas namazit farz, pas të japim selam, siç ka vepruar Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ku pasi ka dhënë selam, ka rënë në istigfar (ka thënë: estagfirullah) tri herë e pastaj ka thënë:
“Zoti im, Ti je Paqedhënës (Es-Selam), nga Ti vjen paqja (Es-Selami), i lartësuar je Ti, që Ty të takon madhështia dhe bujaria ”.