75
ٱلْوَارِثُ
El-Varithu
Trashëguesi
Kategoritë
- Madhështia
- Krijimi
Kush mbetet kur çdo gjë tjetër zhduket?
El-Varithu është Trashëguesi. Pas shkatërrimit të krijesave, Ai mbetet — dhe gjithçka kthehet tek Ai.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Varithu, Trashëguesi, I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave.
Emri El-Varith është përmendur tri herë në Kur’an në shumës, në ajetet:
Një herë ka ardhur në formën e foljes, në ajetin:
Taberiu për ajetin kur’anor:
Ez-Zexhaxhij ka thënë: “Allahu xh.sh. është Trashëguesi i të gjitha krijesave sepse Ai mbetet pas tyre, ndërsa ato treten (vdesin), siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Allahu i Madhëruar është i Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave të Tij, Ai mbetet i vetëm, Ai është i Gjalli që nuk vdes asnjëherë, ndërsa njerëzit dhe xhinët vdesin.
-Do vijë një kohë kur të gjitha krijesat do të vdesin, nuk mbetet askush përveç madhërisë së Tij, subhanehu ve teala. Atëherë Allahu thotë:
-Bindja se kjo dunja dhe çfarë ka në të nuk i mbetet askujt, siç thotë populli ‘askush nuk e merr me vete dunjanë’.
-Mosmashtrimi pas kësaj dunjaje dhe të mirave të saj sepse janë të përkohshme, shumë shpejt shkojnë ato apo shkon ti dhe mbeten ato.
-Përkushtimi dhe kujdesi që nëpërmjet të mirave të dunjasë, nëpërmjet kësaj pasurie që na ka dhënë Allahu xh.sh., të afrohemi tek Allahu xh.sh..
-Bindja se edhe kjo dunja, madje çfarëdo e mire e saj, sado e vogël apo e madhe qoftë ajo, nuk është nga njeriu por nga Allahu, Ai i jep kujt të dojë çfarë to dojë, Ai është pronari i vërtetë i çdo gjëje në këtë dunja.