Emrat e Allahut

40

الْخَبِيرُ

El-Habir

I Gjithinformuari

Kategoria

  • Dituria

Asgjë nuk i fshihet Atij

El-Habir e di çdo detaj të jetës tënde — çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo vepër është e njohur për Të.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Habir - I Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe që ndodh. Ky emër është përmendur 45 herë në Kur’an, si në ajetet:

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ هُوَ خَيْرًا لَّهُم بَلْ هُوَ شَرٌّ لَّهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِۦ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ“...Allahut i mbesim trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i Njohur mirë me atë që veproni.” (Ali Imran: 180)”

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ وَيَوْمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُ قَوْلُهُ ٱلْحَقُّ وَلَهُ ٱلْمُلْكُ يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ“...Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai është i Urti dhe Njohësi (i Gjithëdijshmi) i çdo gjëje në hollësi”. (Enam:73)

Pastaj: 

وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ هُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرٌۢ بَصِيرٌ“...Sigurisht që Allahu i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”. (Fatir: 31)

وَإِذْ أَسَرَّ ٱلنَّبِىُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَٰجِهِۦ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِۦ وَأَظْهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُۥ وَأَعْرَضَ عَنۢ بَعْضٍ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتْ مَنْ أَنۢبَأَكَ هَٰذَا قَالَ نَبَّأَنِىَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْخَبِيرُ“...E kush të tregoi ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave (i Gjithinformuari)”. (Tahrim: 3)

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّخَبِيرٌۢ“Zoti i tyre, me siguri, atë ditë di çdo gjë për ta!” (Adijat: 11)

Gazaliu ka thënë: “El-Habir është Ai të cilit nuk i fshihen njohuritë (informatat) e gjërave të brendshme, nuk ndodh diçka brenda kësaj gjithësie, nuk lëviz asnjë grimcë (mikroorganizëm), nuk qetësohet e as nuk shqetësohet asnjë gjallesë e që të mos ketë Ai lajm a dije për të. Ky emër (El-Habir) është me kuptimin El-Alim-i Gjithëdituri, por të Gjithëditurit (El-Alim) kur i atribuohet dija për gjëra të brendshme quhet El-Habir - i Gjithinformuari”.

Seadi ka thënë: “El-Alim El-Habir është Ai që dija e Tij ka mbërthyer të jashtmet dhe të brendshmet, të fshehtat dhe të dukshmet, për të obliguarat dhe të pamundshmet dhe të mundshmet (që ndodhin), për botën e lartë dhe të ulët, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Atij asgjë nuk i fshihet nga çdo gjë (që ekziston)”.

Ibnu Ashuri ka thënë: “El-Habir është i Gjithëdijshmi për imtësitë e çështjeve konkrete apo abstrakte, të dukshme dhe të padukshme”.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Bindja, imani se Allahu xh.sh. di çdo gjë për të gjitha krijesat e Tij, për njerëz, për xhinë, për melaike, për botën shtazore dhe bimore e të tjera, se asgjë nuk i fshihet Atij në asnjë rrethanë.

وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ هُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرٌۢ بَصِيرٌ“...Sigurisht që Allahu i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”. (Fatir: 31)

-Bindja se Allahu xh.sh. është i informuar në detaje për veprat e robërve të Tij dhe çdo gjë që veprojnë ata, madje edhe kur mendojnë për mirë apo për keq, Ai e di atë, siç ka thënë Allahu xh.sh.: 

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju”. (Hashr: 18)

-Përkujdesja për të bërë sa më mirë dhe për t’u ikur të këqijave sa më shumë, ngase çdo gjë e di Allahu dhe për çdo gjë do japim llogari.

-Tek Allahu është e njëjtë ajo që bëhet haptazi apo fshehurazi, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

وَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ ٱجْهَرُوا بِهِۦٓ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ
“Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja. E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithinformuari”?! (Mulk: 13-14)

Allahu na bëftë ta kemi të jashtmen si të brendshmen, t’i kemi fjalët dhe veprat tona të mira e të pranuara tek Allahu xh.sh., i Gjithinformuari, amin!