44
الرَّؤُوفُ
Err-Rreuf
I Dhembshuri
Kategoria
- Mëshira
Ku e ndjen dhembshurinë e Allahut në ditët e vështira?
Er-Rreuf është i Dhembshuri që kujdeset për krijesat me butësi të pafund — çdo vështirësi e jote është nën vështrimin e Tij.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Rreuf - I Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme. Emri Err-Rreuf është cekur dhjetë herë në Kur’an, ku në tetë raste është cekur së bashku me emrin Err-Rrahim, si ajeti:
Kuptimi i emrit err-rreuf sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin:
Gazaliu ka thënë: “Err-Rreuf është Përdëllimtari, err-rre’fetu është mëshira e madhe, që nënkupton se ka kuptimin i Mëshirshëm, Err-Rrahim, por më shumë se kaq (më shumë sesa Er-Rrahim)”.
Ibnu Atije ka thënë: “Err-rre’fetu është shkalla më e lartë e mëshirës”.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e këtij emri të bukur të Allahut xh.sh. janë të shumta, ndër të cilat po përmendim:
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që i ka udhëzuar e drejtuar ata, u ka zbritur Kur’anin dhe u ka dërguar Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, për Pejgamber.
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që ua ka bërë atyre fenë të lehtë, të përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend, fe që nuk i ngarkon njerëzit më shumë sesa mund të bartin.
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që t’ua ruajë atyre veprat e mira të bëra, nuk ua humb ato, sado të vogla qofshin ato, madje ua shumëfishon dhe i shpërblen për to.
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që t’ua pranojë atyre pendimin dhe kërkimin e faljes, sado që ata gabojnë dhe çfarëdo gabimi të madh të bëjnë. Kurdo që kthehen tek Allahu, Ai ua pranon pendimin dhe i fal.
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që për njerëzimin ka krijuar çdo gjë, tërë këtë planet e ka krijuar për ta dhe e ka vënë në shërbim të tyre.
-Nga dhembshuria e Allahut (re’fetu Allahi) ndaj robërve të Tij është që edhe Pejgamberin e Tij, Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, e ka bërë të mëshirshëm e përdëllimtar ndaj muslimanëve, siç ka thënë Allahu për të:
Allahu na mëshiroftë e na ruajt këtë din dhe këto të mira me të cilat na ka pajisur dhe na i shtoftë, amin!